Covid-19/ Numri i vdekjeve në Francë ia kalon Spanjës

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur me 348 ose 1.3%  të martën, duke  kapërcyer dhe numrin e  vdekjeve në Spanjë të cilat janë 26.920. Tashmë Franca është vendi i katërt ne botë për nga numri i vdekjeve nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Italisë.

Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se numri i personave të shtruar në spital ra përsëri duke shkuar në 21.595 nga 22.284.

Në ditën e dytë pas izolimit 55-ditor, numri i personave në kujdesin intensive gjithashtu vazhdoi të bjerë me 170 ose 6.3%, në 2.542./Burimi: Reuters