Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Ghebreyesus ka bërë me dije se janë rreth 7 ose 8 vaksina kandidate për ndalimin e koronavirusit.
Ai deklaroi të hënën, se përpjekja për të gjetur një vaksinë ishte ndihmuar nga 7.4 miliardë euro (8 miliardë dollarë) të premtuara një javë më parë nga drejtuesit e 40 vendeve, organizatave dhe bankave për kërkime, trajtimi dhe testimi.
“Tani kemi kandidatë të mirë. Më kryesorët janë rreth shtatë, tetë. Por ne kemi më shumë se njëqind kandidatë. Ne jemi duke u përqendruar këta kandidatë, të cilët mund të sjellin rezultate më të mira dhe të përshpejtojnë punën,” tha Tedros, por nuk identifikoi se kush janë kandidatët kryesorë./Fjala.al/