Manastirliu mesazh mirënjohjeje në “Ditën Botërore të Infermierëve”

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur një falenderim të përzemërt dhe mirënjohje për punën e infermierëve, që prej shpërthimit të koronavirusit në vend.

Në Ditën Botërore të Infermierëve, Manastirliu ka publikuar në Facebook disa foto të infermierëve, duke i falënderuar ata për gjithë punën e bërë këto kohë.

Postimi i plotë:

Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit??
??‍⚕️?‍⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!