Disa raste të tjera me koronavirus kanë rritur frikën e një vale të dytë në Kinë duke detyruar një tjetër qytet kinez të vendoset në karantinë.
Bëhet fjalë për qytetin veri-lindor të Jilin-it, me një popullsi prej më shumë se katër milion banorësh, i cili mbylli kufijtë dhe pezulloi transportin publik të mërkurën.
Të gjithë banorët nuk e kanë të lejuar që të futen apo ta dalin nga lagje të ndryshme, veç rasteve kur është shumë e nevojshme.
“Të gjitha kinematë, palestrat, internet kafetë dhe ambiente të tjera të mbyllura argëtimi duhet të mbyllen menjëherë, edhe farmacitë duhet të raportojnë të gjitha shitjet e medikamenteve për temperaturë apo antiviralë”, thuhet në një deklaratë të qeverisë.