Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kreditë/ Bizneset shtrijnë dorën, bankat kyçin arkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nisma e qeverisë dhe marrëveshja me bankat tregtare për “kredinë e sovrane”, nis me probleme që në fazën e parë. Bizneset ankohen se bankat kanë vendosur kritere të forta dhe shumë kredi ose janë refuzuar, ose pritet të refuzohen pas shqyrtimit. Nga 400 aplikime nga bizneset për kredi, vetëm 90 prej tyre janë aprovuar deri më tani. Flasin për gazetën “Fjala”kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, dhe sipërmarrësja Doniana Mici. Biznesi kërkon rinegociimin qeveri-banka

Punonjësit e kompanive të mëdha në vend, të cilët kanë qëndruar të karantinuar sipas udhëzimeve të qeverisë, në kuadër të pandemisë COVID-19, nuk kanë marrë asnjë pagë. Ata janë të përjashtuar nga paga e luftës 26 mijë lekë, edhe nga paketa e dytë 40 mijë lekë, por presin borxhin sovran.

Punonjësit e bizneseve të mëdha janë “peng” i dëshirës së pronarëve për të aplikuar kredi, ose “i dëshirës” së bankës për të aprovuar aplikimin e biznesit për “borxhin sovran”. Qeveria arriti një akord me bankat tregtare, sipas të cilit, bizneset e mëdha do të kreditoheshin për pagat e punonjësve, dhe garanti për kredi ishte buxheti i shtetit. Marrëveshja parashikon që kredia e sovranit të shpërbejë vetëm pagat e punonjësve.

Biznesi aplikon dhe në rast miratimi paratë e kalojnë direkt në llogarinë e pagës së punonjësit. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nisën edhe “përplasjet” mes palëve.  Pasi administron aplikimin për kredi banka konform rregullores analizon riskun, por kjo i penalizion bizneset që kanë një historik jo korrekt në marrëdhëniet e mëparshme me bankat.

Gjithashtu, banka kërkon informacion nëse bizneset që aplikojnë për kredinë sovrane kanë ose jo detyrime ndaj tatim-taksave. Për të zgjidhur këtë “ngërç’ bizneset kërkojnë rishikimin e marrëveshjes me argumentin se huaja për të cilën bizneset aplikojnë nuk është një hua tregtare, dhe se bizneset për shkak se nuk kanë punuar për rreth dy muaj, nuk kanë likuiditet për të paguar rrogat. Barrën e mosmarrëveshjes mes palëve deri tani po e mbajnë punonjësit.

Aplikimet

Janë 400 biznese që kanë aplikuar për kredinë sovrane. Deri tani janë miratuar marrëveshjet për 90 kredi, ndërsa 310 të tjera janë refuzuar ose në proces shqyrtimi, ku për shkak të kritereve të forta, rreziku i mosaprovimit të kredisë është shumë i madh. Instrumenti financiar prej 100 milionë dollarësh, i garantuar nga qeveria, ka të vendosura kushte që ndërmarrjet duhet t’i përmbushin përpara se të miratohet huaja.

Kreu i Shoqatës së Bankave, Silvio Pedrazzi, sqaron arsyet e kërkesave të refuzuara. “Marrëveshja mes bankave dhe qeverisë për garancinë sovrane parashikohet të përdoret vetëm për disa biznese që kanë një situatë specifike të cilat janë prekur nga kriza e pandemisë.

Nëse një klient nuk performonte mirë edhe para krizës së COVID-19, nuk mund të përfitojë nga kjo kredi. Nga ana teknike nuk ka risk zero. Risku mund të jetë shumë i ulët por s’mund të jetë zero. Këto janë para të taksapaguesve dhe duhet bërë kujdes. Garancia sovrane nuk është bankomat as për bankat, as për bizneset. Është një angazhim që merr qeveria dhe po flasim për paratë e qytetarëve.” -thotë Pedrazzi.

Pagesa e interesave

Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të marrë përsipër të paguajë interesat e kredive që bizneset do të tërheqin, duke përdorur fondin e garancisë për pagat, në shumën prej 11 miliardë lekësh. Një ndryshim në vendimin për garantimin e huamarrjes së bizneseve, aktiviteti i të cilave është prekur nga Covid-19”, u publikua ditën e djeshme.

Në të thuhet se: “MFE do t’i rimbursojë huadhënësit interesat që burojnë nga huatë e garantuara nga kjo Marrëveshje Garancie një herë në tre muaj. Tremujori i parë do të fillojë të përllogaritet nga data e bërjes efektive të kësaj marrëveshjeje”.

Sipas vendimit që është botuar në Fletoren Zyrtare, nuk do të gjenerohen dhe nuk do të rimbursohen interesa për më shumë se 30 ditë pa pagesë principali, nga data që i ka lindur detyrimi huamarrësit për të paguar principalin sipas marrëveshjes së huasë.

“Huadhënësi çdo 90 ditë nga data e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje do të dërgojë pranë MFE kërkesën për rimbursimin e interesave (“Kërkesa për rimbursim”) në formë elektronike dhe të shkruar”,-thuhet më tej në vendimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkesa për rimbursim duhet të përmbajë informacion të detajuar në lidhje me interesat e gjeneruar dhe mënyrën e përllogaritjes së tyre, për secilën hua që huadhënësi ka lëvruar në përputhje me këtë marrëveshje. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, pasi shqyrton informacionin dhe verifikon përllogaritjet e kërkesës për rimbursim, autorizon transfertën e pagesës ose pagesave për huadhënësin brenda 15 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës për rimbursim.

“Huadhënësi do të ofrojë huanë me një normë interesi preferenciale, të barabartë me normën mesatare të interesit të tri ankandeve të fundit të bonove 12-mujore të thesarit, plus një marzh prej 0,5%, por në asnjë rast norma e interesit nuk do të jetë më e lartë se 2,85%.

Kjo normë interesi do të fiksohet në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së huasë ndërmjet huadhënësit dhe huamarrësit dhe do të qëndrojë e pandryshuar deri në përfundimin e afatit të huasë”.

Ndër të tjera saktësohet nga MFE se huadhënësi nuk do të aplikojë tarifa, komisione, penalitete, kamatëvonesa apo çfarëdolloj mase tjetër që mund të krijojë kosto për huamarrësin dhe MFE, përpos atyre të përcaktuara shprehimisht në këtë marrëveshje. Nga ana tjetër, bizneset që kanë kredi me probleme nuk mund të përfitojnë nga fondi i garancisë.

Në vendimin e rishikuar është shtuar dhe neni që parashikon se: “Huamarrësi nuk duhet të këtë kredi me probleme (këto sipas definicionit të rregullores së Bankës së Shqipërisë nr. 62, datë 14.9.2011 “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, të ndryshuar), në muajin shkurt 2020”. 

Nikolin Jaka: Bankat po zvarrisin sipërmarrjen

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në një prononcim për Gazetën “Fjala” pohon se duhet bërë gjithçka që ekonomia të mos shkojë në kolaps. Për t’u ardhur në ndihmë bizneseve në vështirësi, bankat duhet të tregohen më të gatshme për financim. “Procedura e marrjes së kredive është e vështirë. Garancia sovrane nuk ka nevojë për kolateral.

Kërkesat tona i kemi parashtruar. Mendoj se guvernatori ka informacion të saktë për ekonominë tonë. Banka po zvarrit sipërmarrjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kompanitë, që t’i mos i lëmë të shkojnë në gjendje të keqe”, – thotë Jaka.

Duket se ka ngërç në marrëveshjen mes palëve, e cila lidhet me interesat e kredive. Sipas Jakës, “ajo që është e rëndësishme është që bankat duhet të jenë të qarta nëse ky fond garancie është për t’u implementuar me interesa apo pa interesa.

Nga komunikimi që unë kam pasur me përfaqësuesit e qeverisë, thuhet që është pa interesa, pra me interes 0. Ndërkohë që sistemi bankar nuk aplikon interesin 0, aplikon interesin 2,85% pothuajse të përafërt me kredinë tregtare dhe, aq më tepër, që nuk e merr në bazë kolateralin e vendosur si garanci sovrane”. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, mësohet se bankat kanë aplikuar interesa në marrëveshjet që kanë nënshkruar deri tani me bizneset.

“Banka aplikon interesin 2,85% në shumicën e rasteve që sipërmarrja i është drejtuar për të marrë financim për fondin e pagave dhe, nga ana tjetër, kërkon dhe dorëzanës, pra do të thotë një garanci financiare. Garancia sovrane nuk ka nevojë as për kolateral, as për dorëzani”. Qeveria shqiptare ka të parashikuar vetëm pjesën e aksioneve, ku normalisht nga bizneset është pranuar, sepse ka dhe artifica të cilat rregullohen gjatë rrugës, por pjesa e dorëzanisë nuk është  e parashikuar tek marrëveshja e qeverisë me bankat.

“Qeveria ka hyrë garant që kjo është një garanci sovrane që, në rastin final, kur kemi dështim të likuidimit të kredisë, garancia sovrane hyn në fuqi dhe banka është e sigurt nga pjesa e mbulimit financiar dhe çdo artificë tjetër, duke mos legjitimuar këtë do të thotë që banka ka artifica që sillet në mënyrë të qëllimshme kështu, po zvarrit sipërmarrjen për ta detyruar që të marrë kredi tregtare, sepse 2,85% është kredi tregtare, nuk është kredi pagash”, – shpjegon Jaka.

Ndërsa në lidhje me diskutimin që po bën Banka e Shqipërisë me bankat tregtare për shtrirjen deri në 6 muaj të afatit të ristrukturimit të kredive, Jaka e vlerëson si iniciativë pozitive.

“Është për t’u vlerësuar iniciativa. Jam i bindur që guvernatori e ndien situatën dhe ka informacionin e saktë për situatën ekonomike në Shqipëri. Ngërçi ku ka ngelur sipërmarrja private aktualisht, normalisht që ka nevojë për një shtyrje tjetër të afatit të pezullimit të kredive dhe, nga ana tjetër, është si do të kthehet normaliteti ekonomik”, – thotë Jaka.

Mici: Banka na refuzoi kredinë, presim përgjigje për riaplikimin

Janë rreth 1300 persona që punojnë në tri shoqëri të administruara nga sipërmarrësja Doniana Mici, të cilët presin miratimin e kredisë sovrane për të marrë pagat e tyre. Administratorja aplikoi për kredi, por përgjigjja e bankës ishte negative, prandaj sipërmarrësja ka riaplikuar dhe është në pritje të përgjigjes nga banka.

Lexo edhe :  Paralajmërimi i KE! Vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet

“Kam aplikuar për tri shoqëri, të cilat janë të ndara në aktivitete të ndryshme, por duke qenë se unë jam administratore në të tria këto shoqëri, administrohet risku sikur janë të tria në risk. Në rastin kur shteti del garant dhe i ka dhënë pikat e veta bankës, e cila jep  një përgjigje të thatë dhe thotë që situata juaj nuk është aq e mirë dhe nuk mund të merrni kredi bankare sovrane. Kur merr një kredi për biznesin, ti negocion me bankën, lë një koletaral dhe bën një marrëveshje”,- thotë Mici.

Ndërsa në lidhje me situatën ku ndodhen bizneset e saj, ajo shprehet se është një ndërmarrje e rëndësishme nga subjektet që marrin kredi, të cilën do ta shlyejnë vetë për të paguar punonjësit dhe për të mos shkurtuar asnjë nga puna. “Kjo është një situatë e vështirë, edhe për biznesin nuk është e lehtë të marrë një kredi për paga për punonjësit të cilët nuk kanë përfituar asnjë pagesë nga shteti në këtë periudhë.

Ne kemi bërë të pamundurën për t’i paguar deri tani punonjësit. Nuk mund t’i lihet në dorë një banke që të lërë pa rroga punonjësit e një biznesi që janë kontribuues të mëdhenj për këtë”, – thotë Mici, ndërsa shton se: “kam 1300 punonjës që nuk kanë marrë as pagën e luftës dhe as ndihmë”. Duke u nisur nga rasti konkret sipërmarrësja, e përqendruar kryesisht në fushën e fasonerisë (një nga bizneset më të prekura), sugjeron se marrëveshja qeveri-bankë, për çështjen e “kredisë sovrane”, duhet të rishikohet.

“Mendoj se qeveria duhet të riulet me bankat dhe të rinegociojë që këto biznese të mos ngelen pa marrë kredi, të cilën biznesi do ta paguajë vetë. Kam aplikuar që ditën e parë që ka dalë në sistem procedura për kredinë sovrane, duke qenë eksportuese unë jam mbyllur e para me urdhër të qeverisë. Punonjësit që janë në listat e sigurimeve shoqërore dhe nuk kanë punuar duhet të trajtohen patjetër me kredinë sovrane, pasi ato nuk kanë marrë akoma asnjë pagesë”, – thotë Mici.

Ndërsa në lidhje me argumentin që jep banka për mosaprovimin e kredisë, ajo shprehet se nuk ka një agrumet të qenësishëm. “Përgjigjja e bankës është se unë skualifikohem, pasi nuk përmbush kushtet për kreditim. Unë, në rast se do të kisha likuiditet, nuk do të shkoja në bankë. Ne presim që një ditë të rifillojmë dhe këta punonjës duhet t’i mbajmë në punë.

Kjo është një sakrificë e biznesit, që merr përsipër të paguajë një kredi për të mos lënë pa paga punonjësit. Banka po ndjek procedura shumë rigoroze, madje edhe me të forta se ato që kërkohen në kushte normale.

Ekonomia dhe bizneset kanë nevojë për para në qarkullim, për overdrafte, për të rinisur dhe ringritur punën, për të mos shkuar në kolaps”, -përfundon sipërmarrësja në reagimin për gazetën “Fjala”.

Vështirësohet huamarrja, bankat rrisin kërkesat për garanci

BSH: Edhe në 3-mujorin e dytë do të vijojë shtrëngimi i masave 

Bankat e nivelit të dytë do të shtrëngojnë standardet e kreditimit, si për bizneset, ashtu edhe për individët në prill, maj e qershor, duke ndjekur linjën e standardeve të shtrënguara që në tremujorin e parë vitit 2020. Bankat kanë ndjekur një politikë shtrënguese të standardeve për financimin e investimeve apo mbulimin e nevojave për likuiditet, për bizneset.

E njëjta linjë është ndjekur edhe për  kreditë ndaj individëve, me qëllim blerjen e banesave apo financimin e konsumit. Nga ana tjetër, edhe bankat kanë regjistruar një rënie të përgjithshme të kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit 2020.

Rënia e kërkesës për kredi nga bizneset u perceptua në të tria ndarjet e biznesit sipas madhësisë, si edhe për çdo lloj qëllimi të përdorimit të kredisë. Po ashtu, rënia e theksuar e kërkesës për kredi nga ana e individëve u shpreh në të dyja kategoritë, si në atë për blerje banesash, ashtu edhe në atë për financimin e konsumit.

Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë, e cila vëren se e njëjta tablo me tremujorin e parë pritet edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kështu, bankat presin shtrëngim të mëtejshëm të standardeve të kreditimit, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe atë të individëve.

Shtrëngimi i standardeve mbi kreditë për bizneset dhe individët pritet të shfaqet në të gjitha kategoritë dhe nënndarjet e secilit prej segmenteve përkatëse. Kërkesa për kredi, po ashtu, pritet të jetë edhe më e ulët në tremujorin e dytë të vitit, si nga ana e bizneseve (të vogla, të mesme e të mëdha), kryesisht për qëllime investimi, ashtu edhe nga ana e individëve, për blerje banese dhe financim konsumi.

Kredia për bizneset

Standardet e kreditimit për bizneset u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit ishte më i theksuar në kategorinë e bizneseve të vogla e të mesme, si edhe në kreditë e dhëna me qëllim financimin e investimeve. “Sipas gjykimit të bankave, shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset ishte derivat i perceptimit për një rrezik të shtuar, lidhur me aftësinë paguese të kredimarrësit, situatën ekonomike e perspektivën për të, si edhe me kolateralin.

Po ashtu, edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit në këtë tremujor. Në të kundërt, shtimi i konkurrencës në sistemin bankar, si edhe kostot e kufizimet më të ulëta që burojnë nga pozicioni i kapitalit apo i likuiditetit të bankave, u raportuan si faktorë me ndikim lehtësues në standardet e kreditimit”, – thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas të njëjtit raport, mësohet se kushtet dhe termat e përgjithshëm mbi kreditë e reja akorduar bizneseve mbetën të pandryshuar nga një tremujor më parë. Megjithatë, kushtet e tjera joçmim u raportuan më të shtrënguara nga një tremujor më parë, të shprehura në reduktim të madhësisë së kredisë, kushtëzime më të larta në marrëveshjet e kredive, si edhe ulje të maturitetit maksimal të kredisë akorduar për bizneset. Nga ana tjetër, komisionet më të ulëta të aplikuara në disbursimin e kredive në tremujorin e parë, ndikuan në kahun lehtësues të kushteve të tjera joçmim për bizneset.

Marzhet mbi kreditë normale vijojnë të raportohen më të ulëta, përkundrejt shtimit të tyre për kreditë me rrezik. Sipas gjykimit të bankave, kushtet dhe termat e kreditimit u ndikuan negativisht nga perceptimi për rrezik të shtuar, nxitur prej situatës së paprecedentë, të shkaktuar prej Covid-19. Nga ana tjetër, kostot e fondeve dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci u raportuan si faktorë me ndikim lehtësues në kushtet e termat e kreditimit për bizneset.

Kredia për individët

Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në tremujorin e parë të vitit 2020. Shtrëngimi i standardeve u aplikua si në kreditë për blerje banesash, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit.

Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët pritet të jetë edhe më i theksuar në tremujorin e dytë të vitit, si në kreditë konsumatore ashtu edhe në ato për blerjen e banesave. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët u shkaktua nga perceptimi për rrezik të shtuar lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, si edhe aftësinë paguese të kredimarrësit.

Po ashtu, toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut, ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit. Në të kundërt, trysnia e shtuar nga konkurrenca ndikoi në lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët në tremujorin e parë. Shtrëngimi i kushteve dhe termave të kreditimit për individët u diktua nga perceptimi për rrezik të shtuar nga ana e bankave. Faktorët e tjerë që ndikojnë kushtet e termat e kreditimit për individët u raportuan të pandryshuar.

Bie fitimi i bankave

Fitimi i sistemit bankar ka shënuar një rënie të fortë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, e cila i raporton të dhënat sipas standardeve lokale të kontabilitetit, bankat raportuan një fitim prej rreth 1,4 miliardë lekësh në janar-mars 2020, me një rënie prej 72% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i ulët i fitimeve që prej 7 vitesh (tremujori i parë 2013). Tri janë arsyet që kanë çuar në rënien e fitimeve. Së pari, ka një rënie të të ardhurave jo nga interesi, ndërsa ato nga interesi ishin pothuajse të pandryshuara. Si rrjedhojë, të ardhurat bruto ranë me rreth 8%, duke zbritur në 12 miliardë lekë (me rënie 1 miliard lekë).

Së dyti, rritja e shpenzimeve për provigjione (+2 miliardë lekë), kryesisht si rrjedhojë e provigjionimeve për kreditë e humbura. Kreditë quhen të humbura kur nuk kthehen për më shumë se një vit dhe kur kanë kaluar në proces përmbarimi, edhe nëse afati në vonesë është më pak se një vit.

Bankierët pohojnë se kreditë që u ristrukturuan duke filluar nga muaji mars nuk përfshihen si problematike për marsin. Por, nëse në qershor nuk paguajnë, atëherë fillon procesi i klasifikimit dhe provigjionimit sipas rregullores për të gjitha kreditë. Së treti, shpenzimet jo interesi u rritën me 8% (+643 milionë lekë) Si rrjedhojë, kjo ka çuar në rënien me fitimeve me 3,6 miliardë lekë, ose rreth 72% më pak./l.m/Fjala

11 miliardë lekë garancia sovrane

400 biznese aplikuan për kredi

310 bizneseve u refuzohet kredia

Të fundit

A i bën një shef i keq punonjësit e tij më keq? Varet…

Sa më shumë që një shef të mos dijë çfarë të bëjë, aq më pak do të performojnë ata që punojnë...

A është në një lidhje me Rina Zaitin? E zbulon vetë Ledri Vula

Kohët e fundit në rrjet nisën të qarkullonin disa foto, ku Ledri Vula shihej krah një vajze tjetër, së cilës iu bë i ditur...

Kush ka më pak do marrë më shumë! Në dhjetor, pensionistët bonus të ndryshëm!

Bonusi i fundvitit që po diskutohet për pensionistët nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë. Ministria e Ekonomisë së bashku me Institutin...

“Hendeku ekonomik”/ Shokon ekspertja: 24% e familjeve marrin borxhe për ushqim

Situata ekonomike e familjeve shqiptare është e vështirë, duke krijuar kushte të ngjashme me ato të mesjetës, ku shumë prej tyre detyrohen të marrin...

Çfarë ndodhi? Elasa Lila braktis emisionin në mes të intervistës, ja arsyeja e fortë

Një situatë të vështirë ka kaluar moderatori Flor Gjini në emisionin e tij “People” teksa të ftuar kishte këngëtaren Elsa Lila, pasditen e sotme....

Lajme të tjera

Web TV