Covid- 19/ Nën masa të forta sigurie, Greqia hap plazhet këtë fundjavë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 maj do të rihapen plazhet në Greqi. Kështu njoftuan autoritetet, pas të dhënave për Covid-19 dhe atyre meteorologjike, duke përfshirë dhe rekomandimin e Komitetit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë greke të Shëndetësisë.

Bizneset në plazhe, që marrin çadra dielli dhe shezlonë me qira, do të hapen të shtunën nga ora 08:00, por nën disa masa sigurie.

Këtu përfshihet regjistrimi e numrit të pushuesve të pranishëm, maksimumi 40 persona për 1 000 metra katrorë, distancë prej katër merash ndërmjet çadrave dhe kufizime në numrin e shezlonëve për çadër, dy të tillë, përveç familjeve me fëmjë.

Pushuesit do të jenë të detyruar të shtrihen mbi peshqirë.

Konsumatorët duhet të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash nga njëri- tjetri gjatë porositjes për ushqim ose pije. Gjithashtu janë të ndaluara të gjitha sportet e kontaktit në grup.

Nga ana e saj Policia greke (ELAS), sqaroi se patrullimi në rritje nuk do të thotë monitorim i publikut mbi kufizimet e koronavirusit.

Duke iu përgjigjur akuzave se policia do të monitorojë plazhet dhe sheshet gjatë fundjavës, zëdhënësi i ELAS, Theodoros Chronopoulos theksoi se prania e policisë lidhet vetëm me parandalimin dhe luftën e krimit, ndërsa respektimi i kufizimeve është përgjegjësi e publikut.

Të fundit

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike. Ajo...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Lajme të tjera

Web TV