U gjetën pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes, policia arreston të rinjtë

Vrasja në pyll

Policia në Angli ka gjetur pjesë nga trupi i një njeriu brenda valixhes së një çifti. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka nisur dhe një hetim.
Dy të rinjtë ishin duke ecur përgjatë një rruge kur u ndaluan nga një oficer, pranë Pyllit të Dekanit në Angli.

Vajza në të 20-at nga Birmingham dhe burri në të 30-at nga Wolverhampton u arrestuan për vrasje e një personi. Një zonë e madhe është kufizuar në periferi të Coleford pasi pjesët e tjera të trupit u gjetën të shpërndara aty pranë.

Policët janë duke pritur raportin mjeko-ligjor për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes.