Ju duhet një pasaportë e BE-së, ja sa duhet të paguani në Qipro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anëtar familjes mbretërore Saudite dhe këshilltar qeveritar mori shtetësinë për veten e tij dhe gjashtë anëtarët e familjes përmes programit “Visa të Artë” të Qipros.

Princi Saud bin Abdulmohsen bin Abdulaziz Al Saud aplikoi për një pasaportë menjëherë pasi xhaxhai i tij, mbreti i Arabisë Saudite Salman, e largoi atë si emir të provincës Ha’il në 2017.

Qiproja jep pasaporta në këmbim të investimeve minimale të 2 milion euro.

Që nga viti 2013, Qiproja ka shitur 4,000 pasaporta shtetasve të huaj, duke fituar kështu rreth 7 miliardë euro, sipas një raporti të fundit nga OJQ-ja kundër korrupsionit Global.

Bashkimi Evropian ka kritikuar programin e Vizës së Artë për lejimin e njerëzve të paguajnë pasaportë jo adekuate dhe me pak transparencë. Agjencia e pastrimit të parave të Këshillit të Evropës, “Moneyval”, e ka quajtur programin e Qipros “në thelb të ndjeshme ndaj abuzimeve”.

Qiproja i jep shtetësi pothuajse secilit që ka një proces të pastër kriminal dhe para të mëdha për të investuar. Midis janarit 2013 dhe gushtit 2019, vetëm 56 nga 2.700 aplikantë ishin refuzuar, sipas të dhënave zyrtare të cituara nga faqja e internetit e lajmeve “Kathimerini”. Një aplikim i vetëm mund të përfshijë njerëz të shumtë.

Ishulli Mesdhetar shtoi një kusht në 2019 duke ndaluar pronarët e zyrave publike ose njerëzit nën sanksione nga qeveritë e tjera, por kjo erdhi  pas aplikimit të Saudit.

Një dokument i Ministrisë së Brendshme të Dhjetorit 2017, i marrë nga OCCRP tha që ministria ishte “e disponueshme” ndaj aplikimit të princit dhe do t’ia paraqiste atë në Këshillin e Ministrave të Qipros për një vendim.

Qiproja nuk boton emrat e atyre që mbajnë vizat e Artë, por një zëdhënës i qeverisë tregoi se kërkesa e Saudit ishte aprovuar.

Lexo edhe :  Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Burimi: https://www.occrp.org/ Përshtati dhe përktheu Fjala.al

Të fundit

Nxehet situata, Erdogani akuzon Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e...

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Lajme të tjera

Web TV