Presidenca ka ngritur një padi kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka qenë ai që ka depozituar padinë ligjore.
Në dokumentin drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Dervishaj thotë se kjo është kërkesa e dytë për Teatrin Kombëtar, e cila ka efekt të drejtpërdrejtë në humbjen e identitetit kombëtar.
Bledar Dervishaj kërkon që të ndalohen efektet e këtij vendimi dhe çdo vendimi që cenon godinën e Teatrit Kombëtar.
Në korrik të vitit të kaluar, vetë kreu i shtetit dorëzoi në Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë pas pak Presidenti Meta pritet të dalë në konferencë për shtyp, që sipas burimeve do të ketë të bëjë me këtë çështje.
Mësohet se Presidenti do të bëjë gjithçka për të ndaluar kalimin e teatrit nga pronë shtetërore në pronë të Bashkisë së Tiranës.