“Teatri”, Meta çon vendimin në Kushtetuese: Të shfuqizojë kalimin e pronësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta përmes këshilltarit të tij Bledar Dervishaj dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë e dytë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa tregoi edhe arsyet e kësaj padie.

“Sot depozitova kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë. Për fat të keq qeveria shpreh vullnetin që me kalimin e pronësisë, bashkia duhet ta shembë dhe të ndërtojë godinën e re. Shqiptarët rrezikohen që të humbasin një pasuri publike me interes të lartë. Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë.

Vendimi është anti-kushtetues për cenimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre”, u shpreh Meta.

Më tej Presidenti deklaroi se Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. “Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë”, shtoi Meta.

Sipas tij, “Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur”.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV