U takua me tregtarët, Policia e Durrësit gjobë për Lulzim Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka nisur një procedim administrativ për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, pas takimit që ky i fundit zhvilloi sot me tregtarët.

Mbi kryedemokratin rëndon akuza e “Shkeljes së rregullave kundër përhapjes së COVID-19”.

Procedimi erdhi pas takimit të tij me tregtarët në ambiente të mbyllura, gjë e cila është e ndaluar si një masë për mbrojtjen nga koronavirusi.

Njoftimi i Policisë

Policia e Durrësit ka konstatuar me shqetësim një aktivitet partiak të zhvilluar në mjedisin e mbylluar të një lokali, në kundërshtim me Aktin Normativ, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”. Ky aktivitet, që është publikuar gjerësisht sot edhe në media, ka imponuar procedimin administrativ, bazuar mbi Aktin Normativ.

Bazuar mbi Aktin Normativ, është marrë masë administrative 1 milionë lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A.H.

Njëkohësisht janë ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe me tërheqje të lejes së drejtimit shtetasit pjesëmarrës në këtë aktivitet, L.B, F. Xh., A. M., R. G., A. B., V. N., E. H., A.B., D. B., J.M. dhe A.H.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe të distancimit social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojnë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Policia e Shtetit do të vijojë me angazhim të plotë e vullnet të palëkundur veprimtarinë e vet ligjzbatuese, në mbrojtje të jetës dhe rendit publik në kushtet e jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore.

/Fjala.al/

Të fundit

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Lajme të tjera

Web TV