Basha: Afera me Teatrin, vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, e ka cilësuar “vjedhjen më të dhunshme që i bëhet shqiptarëve” kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe vendimin për shembjen e kompleksit të godinave.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku ka shpërndarë edhe qëndrimin e organizatës “Evropa Nostra”, Basha shkruan se ky është “akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë”.

“Afera me Teatrin Kombëtar është vjedhja më e dhunshme që u bëhet shqiptarëve nga Rama. Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga Ramavirusi: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord”, tha  Basha, i cili kaloi natën me artistët dhe aktivistët në oborrin e Teatrit Kombëtar, duke treguar solidaritetin e tij personal dhe të opozitës për këtë kauzë.

Disa orë më parë, Europa Nostra, organizatë evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore evropiane, e ka shpallur Teatrin si një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara në Evropë, që duhet mbrojtur dhe restauruar.

Në deklaratën e mbrëmshme të shpërndarë nga Basha, Evropa Nostra tha: “Ne jemi për trashëgiminë kulturore të Evropës.

Prandaj, edhe kundërshtojmë propozimin për prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Evropë. Teatri është i mbrojtur nga legjislacioni vendas, si dhe shoqëria civile e ekspertët.”

Të fundit

12 Qershor 1999, dita kur Kosova mori frymë e lirë

Nga Leonard Veizi Avionët e NATO-s pushuan inkursionet e tyre ajrore. Qitjet precize ndaj infrastrukturës ushtarake serbe u ndalën. Mbi...

Flasin ekspertët: Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u rrëzua pak minuta pas ngritjes,...

Nuk ka dyshime, zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin...

Mira Murati e veshur si nuset vlonjate, detaje nga dasma përrallore

Një tjetër dasmë pritet që të pushtojë faqet e gazetave dhe të mediave online përgjatë ditëve në vijim. Pas dasmës së djalit të George Soros,...

Vlora pushtohet nga turistët, policia merr masa: 4 mln lekë gjobë për muzikën

Policia e Vlorës ka hartuar një plan të posaçëm për për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin bregdetar i cili tejmbushet nga turistët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV