Covid-19 shton me mbi 30% rastet e dhunës në familje në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se rastet e dhunës në familje këtë vit janë rritur për 30 për qind, krahasuar me vitin e kaluar. Rritja e numrit të rasteve, sipas saj, ka ndodhur në kohën kur Kosova është duke kaluar nëpër pandeminë e koronavirusit të ri.

“Gjatë kohës së pandemisë, krahasuar me vitin e kaluar, dhuna në familje është rritur për 30% më shumë, bazuar në databazën që posedon Ministra e Drejtësisë. Kjo është shqetësuese dhe kërkon ngritjen e nivelit të përgjegjësisë së institucioneve, sidomos atyre të sigurisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas Haxhiut, dhuna psikike, fizike, materiale dhe seksuale është vepër penale, prandaj çdo dhunues “duhet të dënohet sipas legjislacionit në fuqi”. Që nga kufizimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve në muajin mars, për shkak të koronavirusit, në Kosovë është raportuar për rritje të rasteve të dhunës në familje, shkruan Rel.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, janë bërë pjesë e një fushate, përmes së cilës kanë kërkuar denoncimin e rasteve të dhunës në familje.

Përveç Kosovës, edhe vende të tjera të botës kanë raportuar shifra më të larta të rasteve të dhunës në familje, gjatë kohës sa pandemisë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV