Ç’po ndodh me pagën e luftës?/ Rama: Do ta marrin të gjithë, nuk diskutohet fare!

Kreu i qeverisë Edi Rama ka thënë sot se paga e luftës do të merret nga të gjithë, ndonëse një pjesë e bizneseve e qytetarëve janë kthyer sërish në punë.

Gjatë një komunikimi live në “Facebook”, Rama është ka ritheksuar se paga e luftës është e sigurt dhe do merret nga të gjithë.

“Nuk diskutohet paga e luftës, do vazhdojnë ta marrin, edhe pse janë kthyer në punë. Të gjithë do të marrin atë që i takon, askush nuk do të mbetet pa marrë. Kjo është një pagë e sigurt, nuk ka rëndësi fare se u hap, se normaliteti kthehet. Ne do t’i qëndrojmë angazhimit tonë deri në fund”, tha Rama./Fjala.al/