Emra të njohur të ekranit në jurinë e “Netëve të Klipit Shqiptar”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Netëve të Klipit Shqiptar”, një edicion i përvitshëm që ka krijuar një traditë, pritet jo me pak interes nga teleshikuesit shqiptarë. Ky edicion është unik në stilin e tij, sjell në konkurim prodhime të videove muzikore nga të gjitha trojet shqiptare.

Mësohet se këtë vit emra të njohur, profesionistë në fushat e tyre, do të jetë ata që do të gjykojnë klipet e prezantuara këtë vit në spektaklin “Netët e Klipit Shqiptar”. Saimir Kumbaro, Stefi Prifti, Alida cenaj, Hygerta Sako, Armand Peza, Ergys Zhabjaku dhe Suela Bako do të jenë profesionistët që do të gjykojnë 48 klipet në konkurim të këtij viti.

Ky edicion është organizuar pak ndryshe nga vitet e tjera, i kushtëzuar nga këto kohë pandemie që po jetojmë. Janë transmetuar në ekranin e RTSH, 7 emisione që janë klipet në konkurim dhe që i paraprijnë natës gjysmëfinale dhe finales së madhe.

Koncepti i këtij viti i “Netëve të Klipit” është ndërtuar në përshtatje me kushtet e pandemisë. Regjistrimet janë kryer në zbatim të kushteve të karantinës, panelet me shumë personazhe janë hequr nga skenari, ndërsa intervistat janë kryer me Skype, nëpërmjet rrjeteve sociale etj. Emisionet e së dielës, të transmetuara në RTSH, janë prezantuar nga gazetarja Dasara Karaiskaj ndërkohë që nata finale do të ketë prezantuese Arjola Shehu.

Siç kanë treguar organizatorët gara e këtij viti do të jetë e fortë. Klipe cilësorë, emra të njohur të skenës, por edhe artistë të rinj kanë realizuar prezantime të denja për një garë të fortë.  Sa për finalen, producenti Petri Bozo ka thënë se ka ende dy plane, në varësi të kushteve të pandemisë. “I vetmi problem është që nata Gala kërkon një grumbullim të njerëzve dhe ne do të organizohemi që të respektohen masat duke ruajtur distancat, ka thënë. Plani ynë ka qenë që finalja të mbahej në Ulqin, por një plan tjetër është të bëhet një lloj koncerti ku do të ndiqet nga njerëzit në ballkone. Le të jemi pak optimistë dhe të ruajmë shumicën e surprizave”,ka thënë Bozo./Fjala

Lexo edhe :  Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV