Kina kritikon Britaninë: Strategjia juaj për të luftuar Covid-19 është e dobët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetë në Kinë e cila drejtohet nga qeveria e vendit, ka kritikuar Boris Johnson për rikthimin e qytetarëve britanikë në punë. Sipas Kinës, Britania nuk e ka trajtuar si duhet pandeminë e koronavirusit.

‘Global Times’, e drejtuar nga partia komuniste në pushtet, pretendoi se Mbretëria e Bashkuar kishte humbur javë të tëra në një strategji “të çuditshme dhe të përgatitur keq” ndërsa Kina luftoi shumë kundër virusit.

Kritikat erdhën në kohën kur Britania njoftoi se numri i viktimave në vend kishte shkuar në 33.614, duke qenë vendi i dytë në botë që shënon më shumë viktima.

Artikulli shkruan: “Pothuajse çdo vend po përpiqet të frenojë përhapjen e virusit përmes praktikës standarde të shëndetit publik – testimit të njerëzve dhe gjurmimit të kontakteve – dhe përmes masave kufizuese, si vendosja e karantinës dhe distancimi shoqëror.

Analiza studimore tregoi që reagimi i qeverisë së Britanisë së Madhe ndaj krizës ishte i dobët dhe i përgatitur keq.

Global Times kritikoi gjithashtu këshillën e fundit të qeverisë, të njoftuar nga Boris Johnson të dielën, e cila thoshte se çdo britanik që nuk mund të punojë nga shtëpia duhet të kthehet në punë.

Gazeta ‘Global Times’ njihet si mbështetëse e regjimit kinez dhe sulmon kritikët e regjimit./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:The Sun

Të fundit

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak...

Tronditet Londra, 9-vjeçarja qëllohet me plumb në kokë

Një 9-vjeçare është qëlluar me plumb në kokë me armë zjarri si pasojë e përplasjes mes bandave turke në Londër. Mediat e huaja raportojnë...

Salianji me parti të re, plan serioz apo… porosi e doktorit?

YLLI PATA - Nga mjediset e reporterëve që përcjellin “zhvillimet” në selinë e PD-së, ka dalë çuditshëm një lajm, sikur Ervin Saljanji po zhvillon...

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që sezonin e kaluar ishte pjesë...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Lajme të tjera

Web TV