Meta ndan denoncimin e këshilltarit bashkiak për Teatrin: Nuk mund ta besoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit të këshilltarit opozitar në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, i cili botoi sot dokumente ku pretendonte se Veliaj manipuloi mbledhjen e këshillit bashkiak, për marrjen e vendimit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe lajmin për denoncimin e Topollaj, Kreu i Shtetit Shkruan: “Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!”

Në to bëhet me dije se mbledhja për të votuar për shembjen e TK-së duhet të zhvillohet më 15 maj, në orën 12:00, por që në fakt u mbajt mbrëmjen e së enjtes, një ditë më parë.

Ai thotë se mëngjesin e 13 majit, këshilltarët bashkiakë njoftohen me email për mbledhje të Këshilli Bashkiak online. Në rendin e mbledhjes nuk përfshihej diskutimi për Teatrin Kombëtar.

“Mëngjesin e 13 majit në postën time elektronike më kish ardhur njoftimi për mbledhje Këshilli Bashkiak online (i thënçin) ku në asnjë nga pikat e rendit të ditës nuk përmendej çështja e Teatrit.

Të nesërmen, dt 14 maji, një e-mail tjetër lajmëronte shtimin e çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar me lajmërimin se këshilltarët do mund të dërgonin votën e tyre nëpërmjet e-mail më 15 maj, ora 12:00.

As diskutime dhe asgjë tjetër përveç votës pro ose kundër në Këshillin me një opozitar të vetëm, përfaqësuesin e Bindjes Demokratike atje, që jam unë”, shkroi Topollaj mes të tjerash.

Të fundit

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Lajme të tjera

Web TV