Përdhunues serial/ Burg përjetë për shqiptarin që vrau 21-vjeçaren greke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 23-vjeçari shqiptar, Aleksandër Lucaj dhe 23-vjeçari grek, Manolis Bukuras, pasi abuzuan seksualisht, vranë dhe hodhën nga shkëmbi 21-vjecaren greke, Eleni Topaludhi.

Ndërsa nga mediet greke raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Rikujtojmë se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018, ku 21-vjeçarja u përdhunua, u dhunua me armë të ftohtë dhe u hodh nga shkëmbinjtë 10 metra në brigjet e zonës Fokia, të ishullit Rhodes.

Ndërsa përveç kësaj ngjarjeje, 21-vjeçari shqiptar do të dalë sërish para gjykatës më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom.

Abuzimi seksual me  19-vjeçaren invalide, po në ishullin Rhodes, ndodhi vetëm 3 ditë pas vrasjes së Eleni Topaludhi, ndërsa akoma policia zhvillonte operacionin për identifikimin e trupit të pajetë që u gjet në brigjet e ishullit dhe vrasësve./Fjala.al/

Të fundit

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Lajme të tjera

Web TV