Policia në Tropojë nuk i njeh masat e Tiranës për distancimin fizik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që në Tiranë po vendosen masivisht gjoba ndaj gazetarëve dhe deri te kryeopozitari Lulzim Basha për mos respektimin e distancimit fizik, në Tropojë ndodh krejt e kundërta. Në qytetin në veri të Shqipërisë janë zyrtarët e Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera lokale që nuk respektojnë masat e përcaktuara në Tiranë.

Bashkia e Tropojës ka organizuar së fundmi një takim pune me kryepleqtë e fshatrave dhe drejtuesit e njësive administrative, por në sallën e mbyllur nuk është respektuar në asnjë moment distancimi fizik.

Në takim merrnin pjesë prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, drejtori i Policisë së Qarkut Kukës, shefi i Komisariatit të Tropojës dhe zyrtarë të tjerë lokal.

Njësoj ka vepruar në Tropojë tre ditë më parë edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili ka qenë edhe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ai ka hyrë në zyrën e bashkisë së Tropojës i shoqëruar nga disa persona, ku dukshëm mungon distancimi fizik.

Të fundit

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV