Arben Morina: “Fisnikët” gati për start ekspozita e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piktori i njohur është gati të hapë ekspozitën e re me portrete të familjarëve, e cila do të mbajë titullin “Fisnikët”

Nga Leonard Veizi

Talenti i tij rrjedh si ujëvarë. Dhe në Firencen italiane, është më i njohur se në “Broduein” e Tiranës. Megjithëse përkohësisht ndodhet në kryeqendrën italiane të kulturës, pjesë e Veriut ku koronavirusi ka shtrirë krahët gjerësisht, Arben Morina thotë se vazhdon të pikturojë, aspak i shqetësuar prej armikut të padukshëm e mikroskopik. Disa vite më parë ai pasqyroi me një sukses të paparë 40 burrat e pavarësisë shqiptare, në një ekspozitë e cila u hap në hollin e godinës së Kryeministrisë. Edhe më herët Morina me penelin e tij kishte shëtitur në oborret e fisnikëve, duke u dhënë princeshave evropiane shëmbëlltyrat e tyre në kanavacë. Ndërsa sot Arben Morina ka vendosur t’i kushtohet vetes dhe njerëzve të tij, në një seri portretesh familjare që do të rrëfejnë për rrugën dhe bëmat e fisnikëve të vjetër të trungut të tij. Për “Fjala”, piktori i njohur thotë për njëfarë kohe, ashtu si dhe të tjerët ka qëndruar brenda  në shtëpi, duke u përpjekur në maksimum të zbatojë rregullat dhe këshillat e specialistëve. Por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë punën. “Situata që po kalojmë nuk mendoj se frymëzon shumë. Pse e them këtë? Secili nga ne dhe të gjithë së bashku po “luftojmë” me një armik të padukshëm e të panjohur, me një virus vdekjeprurës. Kjo situatë krijon një gjendje stresi dhe nuk lë shumë vend për frymëzime artistike. Pavarësisht nga kjo, unë po pikturoj për një projektin tim të hershëm, portretet e familjarëve, të paraardhësve të mi, që nga stërgjyshat nga ana e nënës e babait e deri te brezat më të rinj. Gjithë kjo punë do të finalizohet me hapjen e një ekspozite personale vetëm me portrete dhe figurën humane, të cilën do ta titulloj “Fisnikët”, thotë piktori i njohur. Në situata të vështira ai si artist thotë se me artin e tij kërkon t’u japë njerëzve kënaqësi shpirtërore, duke prekur kordat e tyre të ndjeshmërisë. E sipas Morinës, kjo është edhe filozofia e jetës së tij./Gazeta Fjala/

Lexo edhe :  “Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Të fundit

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

‘Telegraph’: Shqipëria kryeson listën e 10 vendeve më të mira evropiane për pushime

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruhet...

Lajme të tjera

Web TV