Grumbullimi te Teatri Kombëtar, pas Bashës gjobitet edhe Monika Kryemadhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pasi policia e Tiranës njoftoi gjobitjen edhe heqjen e patentës së kryedemokratit Lulzim Basha për shkelje të rregullave të koronavirusit, e njëjta masë vjen për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi dhe 47 persona të tjerë janë gjobitur nga policia e Tiranës, pasi kaluan natën te Teatri Kombëtar, si formë proteste kundër shembjes së tij.

Policia e Tiranës tha zyrtarisht se në vijim të monitorimit për zbatimin e masave kufizuese të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, gjatë kontrolleve të zhvilluara mbrëmjen e djeshme, pas orës 17:30, fashë orare e përcaktuar për ndalim lëvizjeje pa autorizim në zonat e kuqe, ka konstatuar në harkun kohor 20:00 – 24:00, një grup qytetarësh të grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar.

Në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proceduar me masat administrative përkatëse, gjobë dhe tërheqje të lejes së drejtimit, shtetasit: Monika Kryemadhi, K. B., Luan Rrama, E. B., Edmond Spaho, Petrit Vasili, Belind Këlliçi, K. Xh., S. L., S. K., R. K., B. Ç., B. T., E. H., E. Sh., B. B., G. Sh., A. F., A. K., A. K., J. Sh., I. G., L. S., A. Q., B. I., F. Xh., D. B., E. M., D. A., A. K., S. B., G. S., G. B., D. T., A. S., L. B., A. D., Sh. M., M., Sh., R. D., R. B., R. Ç., A. H., D. D., B. L., F. Xh. dhe B. I.

Nisur nga shkeljet e evidentuara ditët e fundit në zonat e kuqe, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët, sidomos ata në zonat e kuqe që të respektojnë me rigorozitet oraret e lëvizjes dhe distancimin social dhe në këtë kuadër kërkon mirëkuptimin dhe ndihmën e qytetarëve në të gjithë vendin, që të kontribuojë secili në mbrojtjen e shëndetit nga kërcënimi i virusit vdekjeprurës COVID-19.

Të fundit

Delvinë/ Ndezën zjarr në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kalasë , nën hetim 3 persona

Një nga rastet më të rënda të dëmeve nga zjarret në qarkun e Vlorës ka çuar në nisjen e...

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak të një zjarri në marshin...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për...

Lajme të tjera

Web TV