Marrëveshja e 17 majit, Artan Fuga: Ngjarjet e hidhura i fshin kujtesa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në lidhje me disa lajme që kanë qarkulluar në media, në lidhje me marrëveshjen Rama-Basha, në 17 maj të 2017-ës ka reaguar edhe akademiku i njohur Artan Fuga.

Përmes një postimi në Facebook Fuga nuk e fsheh habinë për faktin se çfarë ka për t’u përkujtuar kjo çështje.

Mes të tjerash ai rendit edhe disa fakte të tjera historike që kanë ndodhur në atë datë, ndërsa shton “Ngjarjet e hidhura thotë Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thur hymne harresës!”.

“Hymni i harresës! Media të ndryshme sot përkujtojnë paktin Rama – Basha të tre viteve më parë! Nuk kuptoj se çfarë ka për t’u përkujtuar!!!

Kujtonin pra edhe ditën e ardhjes të letrave të Politbyrosë në 48 ku denoncohej klika e Titos! Mirë atëherë kujtoni edhe takimin në Jalta midis Stalinit, Ruzveltit dhe Curcillit!

Ose ditëlindjen e Emirit të Katarit! Apo ditën e formimit të Shtabit të Përgjithshëm në Labinot! Ose mbërritjen e Anijes Kozmike në Hënë!

Ngjarjet e hidhura thotë Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thur himne harresës! Lëre pastaj ngjarjet e trishta, të dëmshme, pa transparencë, fyese, zhgënjyese ! Si nuk u tha një media : Harrojeni!”, shkruan Fuga.

Të fundit

Trump kritikon G7-ën: Përjashtimi i Rusisë, një gabim i madh!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mendimin se largimi i Rusisë nga Grupi i Shtatë vendeve më të...

17 qershor 1953/ Tronditet Gjermania Lindore, nis kryengritja e Punëtorëve

Më 17 qershor 1953, Gjermania Lindore (Republika Demokratike Gjermane) u trondit nga një kryengritje e madhe popullore, që lindi nga pakënaqësitë e thella sociale,...

Irani nis një valë të re sulmesh, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Sipas raporteve nga media shtetërore iraniane, një valë e re sulmesh me raketa ka nisur ndaj Izraelit. Transmetuesi kombëtar iranian, duke cituar ushtrinë e...

Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur një menaxhim të mirë të...

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme. Lajmi është bërë me dije nga ministri italian i Arsimit, Guseppe...

Lajme të tjera

Web TV