BIRN: Teatri u shemb pa asnjë vendim të ligjshëm! A ka rënë shteti i së drejtës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një urdhër surprizë që duket se nuk është bazuar në asnjë vendim të ligjshëm, kryeministri Edi Rama shembi natën e kaluar ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar në atë që disa kritikë e quajtën instalim diktature në Shqipëri.

Policia shqiptare rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës ndërsa fadromat shembën ndërtesat historike rreth orës 4 të mëngjesit të 17 Majit 2020, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e një beteje që vijoi prej dy vjetësh e gjysmë.

Kryeministri Edi Rama mori vetë përgjegjësinë për shembjen duke deklaruar në orët e para të mëngjesit se shembja po bëhet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri ndërsa shau mbrojtësit e trashëgimisë kulturore si njerëz që nuk e duan zhvillimin.

Por shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit.

Këshilli Bashkiak i Tiranës raportohet se mori një vendim për shembje të Enjten e kaluar, por vendimet e këshilleve bashkiake hyjnë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit dhe jo menjëherë.

Në orët e para të mëngjesit të së Dielës, ndërsa rruspat e kryeministrit rrafshonin objektin historik, një numër qytetarësh shtynë forcat e shumta policore duke sfiduar rrezikun e koronavirusit.

Regjisori Edmond Budina, një nga mbrojtësit e Teatrit, deklaroi se shembja e ndërtesës shënon edhe ditën e vendosjes së një diktature në Shqipëri.

Marrë nga Birn

Të fundit

E reja shqiptare gjendet e pajetë pranë një mbikalimi/ Bashkëshorti ngre alarmin

Komuniteti i Montecilfone në Itali është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një 27-vjeçare shqiptare u gjet e...

Ferrari prezanton automjete të reja hibride, çmimi fillestar 400 mijë euro

Prodhuesi italian i makinave luksoze “Ferrari” prezantoi sot automjete të reja hibride me një çmim fillestar prej 400.000 eurosh. Këto janë versionet e reja të...

Basha flet për lobimin e PD: E vërteta nuk blihet me 6 milion dollarë!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha...

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell quhet krim zgjedhor dhe arrestohesh,...

Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7×7=6 milionë (dollarë)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të...

Lajme të tjera

Web TV