Shembja e Teatrit/ FJALA raporton live nga vendngjarja, na ndiqni në Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi mediatik “Fjala” po raporton live të gjithë ngjarjen e shembjes se godinës së Teatrit Kombëtar.

Që në orët e para të mëngjesit Fjala.al ka raportuar momentet e shembjes dhe të gjitha prononcimet e artisteve, politikaneve dhe qytetareve.

Na ndiqni ne fjala.al on line për zhvillimet nga prishja e Teatrit Kombëtar.

21:13 Avokati i Popullit: Godina e Teatrit u shemb kur brenda kishte ende njerëz

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për ngjarjet e ditës së sotme, ku prishja e godinës së Teatrit Kombëtar shkaktoi trazira në kryeqytet.

Avokati i Popullit thekson se janë vënë re shumë paligjshmëri sa i përket reagimit të policisë dhe mënyrës se si janë trajtuar protestuesit. Gjithashtu, ky institucion deklaron se “nga të shoqëruarit nëpër Komisariate u informuam se prishja e godinës së Teatrit Kombëtar kishte nisur kur në godinë kishte ende qytetarë të grupimit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, çka kishte vënë në rrezik serioz jetën e tyre.”

21:00 Rudina Hajdari hedh dyshime mbi PD-LSI: Teatri u prish në marrëveshje mes tyre

Deputetja Rudina Hajdari ka hedhur dyshime për një marrëveshje midis mazhorancës dhe opozitës për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar. Hajdari thekson se teatri u prish në marrëveshje të plotë mes tyre dhe bën thirrje që qytetarët të çlirohen nga këto forca politike.

19:13 14 protestues të shoqëruar. Aktivistët njoftojnë protestën e radhës

14 protestues janë shoqëruar në komisariatet nr.1 dhe nr.3 në Tiranë, pas protestës që u organizua këtë pasdite ne rrugën “Myslym Shyri” kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Fjala.al raporton se asnjë punonjës i medias nuk është shoqëruar, por qytetarë protestues.

Ndërkohë që aktivistët bëjnë me dije se për nesër është thirrur një protest mbarë-kombëtare, kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit. Protesta do të fillojë në orën 16.30, para Ministrisë së Brendshme.

18:38 Roza Anagnosti dhe Luiza Xhuvani “në kamion”

Mund të quhen “The photos of the Day” dy fotografi të siguruara nga grupi mediatik “Fjala” pas aksionit të sotëm të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Dy fotografi të kornizuara të aktoreve të njohura Roza Anagnosti dhe Luiza Xhuvani janë ngarkuar në kamionin që hoqi të gjithë materialet që kishin mbetur në godinë pak momente përpara se të shkatërrohej e gjitha. Dy aktoret nga më të talentuara që ka patur ai teatër kishin prej shumë vitesh fotot e tyre të varura në hollin që çdokush i shikonte krahas shumë fotove të tjera me aktorë kur futej për të parë shfaqje.

18:06 Shkrimtarja Flutura Açka kundër kryebashkiakut: Mbajeni mend këtë fytyrë!

Shkrimtarja shqiptare Flutura Açka ka reaguar kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Açka paralajmëron se ndërtimi i një teatri të ri nuk do të zëvendësojë shkatërrimin e kujtesës së Tiranës.

“Mbajeni mend këtë fytyrë! Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shembësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesit të zemrës dhe të kujtesës së Tiranës. Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore”, shkruan Flutura Açka teksa publikon edhe foton e mësipërme.

17:58 Taulant Balla: Shumë shpejt një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për protestat që vijojnë në Tiranë kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Balla thekson se Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të ri Kombëtar dinjitoz.

“Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë! 50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”. Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz”, shprehet Balla.

17:52 Lulzim Basha ulet në rrugë për të protestuar, tërhiqet policia

Efektivët e policisë janë tërhequr nga rruga “Myslym Shyri”, aty ku pati një përplasje të fortë me një grup të rinjsh, të cilët protestuan kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktualisht aty ndodhet kryeopozitari Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët kanë premtuar mbështetje për çdo protestë të qytetarëve.

17:40 Albin Kurti reagon për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Kurti thekson se “kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave”.

Kryeministri Kurti përshëndet të gjithë ata artistë dhe qytetarë të Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar.

17:21 Artan Fuga-Bashës: Vija e kuqe është te listat e hapura, ndryshe më mirë hesht

Në një status që i drejtohet opozitës dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha, akademiku Artan Fuga thekson se, me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, vija e kuqe tashmë janë zgjedhjet e lira, të drejtpërdrejta, reale me lista të hapura! Nëse nuk realizohen këto, Fuga thotë se Basha është më mirë të hesht.

17:12 Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar pas vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar

16:59 Policia e Shtetit e fuqishme me të rinjtë, e pafuqishme përballë Monika Kryemadhit

Vetëm pak minuta më parë në qendër të Tiranës u pa një skenë e rëndë e përplasjes së efektivëve të policisë me një grupi të rinjsh që kishin bllokuar rrugën.

Videot e xhiruara nga Fjala.al tregojnë përplasjen e dhunshme të policisë me të rinjtë, por e njëjta situatë nuk u përsërit kur në të njëjtën rrugë u ul për të protestuar Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së.

Një efektiv i policisë u afrua për t’i kërkuar Kryemadhit të largohej në rruga, por kryetarja e LSI-së refuzoi. Në fund, Policia nuk përdori të njëjtën metodë ndaj Monika Kryemadhit si me të rinjtë, por u tërhoqën.

16:51 Video ekskluzive/ Të rinjtë po protestonin paqësisht, “Shqiponjat” dhe FNSH ndërhynë për t’i shpërndarë

16:18 Shembja e Teatrit/ Protestohet në Prishtinë; Teatri i Kosovës pezullon aktivitetin

Teatri i Kosovës ka njoftuar pezullimin e aktivitetit ‘on line’ si shenjë solidarizimi me kolegët në Tiranë, të cilët sot panë t’u shembej shtëpia e artit. Ndërkohë që edhe në Prishtinë do të organizohet sot një protestë kundër veprimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Protesta është parashikuar për të filluar në orën 17:00.

16:03 Protesta në Tiranë, të rinjtë bllokojnë rrugën “Myslym Shyri”

Me thirrjet “poshtë diktatura” një grup të rinjsh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë janë ulur në tokë në shenjë proteste kundër vendimit të bashkisë së Tiranës për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar.

Një patrullë policie tentoi të shpërndajë të rinjtë, duke i paralajmëruar edhe për ndjekje penale, por kjo ka tensionuar më shumë situatën, e cila është qetësuar me tërheqjen e policisë.

15:48 Protesta për Teatrin ‘drejt fundi,’ policët të ulur nën hije të pemëve të pedonales

Protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar është drejt fundit. Pjesa më e madhe e uniformave blu janë ulur për të pushuar nën hijen e pemëve në pedonale, e ndërsa një pjesë e vogël e qytetarëve, mes tyre edhe pjesëtar të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë pozicionuar në anën tjetër të gardhit policor.

15:33 “Helsinki” për Teatrin: Për ligjshmërinë e veprimit vendos Gjykata Kushtetuese 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar, duke deklaruar që në fillim që nuk është kompetencë e tyre për t’u shprehur për këtë çështje. Për këtë arsye Komiteti Helsinkut kapet me ide te tjera, pasi deklaron se thjesht ky nuk ishte momenti i duhur për një veprim të tillë, në një kohë kur vendi po përballet me krizën e koronavirusit.

Sakaq Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën thirrje që të shmanget tensionimi i situatës si dhe çdo akt dhune.

51:21 Kadare për shembjen e Teatrit: Mos më ngatërroni, nuk jam mirë me shëndet

Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës së 17 majit.

Në një lidhje telefonike për TV 7 nga Franca, Kadare është shprehur se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Prandaj, ai ka theksuar shumë shkurt që mos ta ngatërrojnë pasi nuk është shumë në dijeni të situatës.

15:11 Veliaj pas shembje së Teatrit: Iu shtrij dorën atyre që e kanë zemrën e thyer

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se godina e re që do të ngrihet me rrënojat e godinës së vjetër do të jetë e denjë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

Duke e cilësuar si një nga vendimet më të vështira të jetës së tij zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak, Veliaj thekson se ka ardhur koha për t’u bashkuar, që të përqafojmë njëri-tjetrin, të mos lëmë partitë të na përçajnë, të mos lëmë partitë të sulin shqiptar me shqiptar, vëllezër dhe motra kundër njëri-tjetrit.

Gazetari Alfred Lela rrëfeu sot si u gjend mes policëve dhe si ndodhi shoqërimi. Lela tha se ishte në punën e tij si gazetar, por në një moment ndërhyri kur po shoqërohej Silva Caka, ish-deputete e LSI-së për t’ju thënë policëve se nuk kishte bërë asgjë, pa e ditur se kush ishte, sipas tij.

Lela akuzoi policët për dhunë, ndërsa ndryshe ishte situata në komisariat.

14:34- “Dy fjalë njeriut të mirë Edmond Budina”, mesazhi i Ramës për regjisorin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot regjisorit  Edmond Budina, pas thirrjes që ky i fundit i bëri Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit.

Rama shkruan në Twitter se Budian është i lirë vazhdosh të mendosh ndryshe nga Robert Ndrenika,Luftar Paja, Gëzim Kame,Viktor Zhusti,Ruzhdi Pulaha,Pirro Milkani,Albert Minga, Altin Basha e plot të tjerë,që janë historia e vjetër dhe e re e skenës kombëtare.

14:25 BIRN: Teatri u shemb pa asnjë vendim të ligjshëm! A ka rënë shteti i së drejtës?

Me një urdhër surprizë që duket se nuk është bazuar në asnjë vendim të ligjshëm, kryeministri Edi Rama shembi natën e kaluar ndërtesat historike të Teatrit Kombëtar në atë që disa kritikë e quajtën instalim diktature në Shqipëri.

Por shembja e kryer në mes të natës është bërë dukshëm pa një vendim të ligjshëm dhe të vlefshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse Shqipëria vijon të jetë një vend i sundimin e ligjit.

14:11 Shembja e Teatrit/Ylli Manjani: Nëse bëhemi bashkë na hanë m…

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani ka shpjeguar sipas Kushtetutës nuk është e ndaluar tubimi gjatë kohës së fatkeqësisë natyrore.

Krahas shkrimit, Manjani ka publikuar foto të nenit 47, për të cilin thotë se nuk futet te ato liri që kufizohen.

13:58: Basha: Do nisim protesta popullore, mbështesim Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se e gjithë opozita e bashkuar do të mbështesë protestat që do të organizohen nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Gjithashtu, Basha theksoi se kjo do të jetë pikënisja e të gjitha protestave qytetare që do të gjejnë gjithmonë mbështetjen e opozitës.

13:47 Kokulur dhe këmbëkryq në bulevard, Neritan Liçaj: Jo sot, ju lutem, s’kam fuqi!

Aktori Nertian Liçaj i është bashkuar sërish protestës te Teatri Kombëtar, por gjendja tij shëndetësore duket jo e mirë.

Ndërsa është pyetur nga mediat, aktori Liçaj u është përgjigjur se nuk mund të flasë dot sot. Madje ai deklaroi se nuk ka asnjë informacion se çfarë po të ndodh me kolegët e tij në komisariatet e Policisë ku janë shoqëruar.

13:25 “S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”, protestuesit vendosin pankarta para teatrit

Aktorët, aktivistët, qytetarët dhe politikanët po vijojnë me protestën për Teatrin Kombëtar. Së fundmi aktivistët kanë vendosur në sheshin përpara teatrit disa pankarta në të cilat shkruhet: “Jetojmë për lirinë”, “S’e bëri tërmeti, e bëri pushteti”, “Ne jemi teatri”, “Shpërnda parlamentin”.

13:29 Mehdi Malkaj: Iku një histori e bukur. Rroftë kryetari i bashkisë, rroftë dhe mavria e tij!

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ndihet thellësisht i trishtuar për zhdukjen e një historie të bukur.

Ai kupton edhe policët kur e teprojnë me ushtrimin e forcës ndaj qytetarëve pasi siç thotë ai janë aty për bukën e gojës.

E vetmja gjë ngushëlluese për të sot është krenaria që ndjen për veten dhe miqtë e tij, që me qëndresën mbi dy vjeçare e kryen dfetyrën e tyre si qytetarëve të devotshëm në mbrojtje të të mirës publike, artit, kulturës e trashëgimisë.

13:07 Ambasada britanike pas shembjes së Teatrit: Mbështesim të drejtën për…

Lexo edhe :  Strategu LaCivita dhe gënjeshtrat opozitare për Yuri Kim

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ambasada shkruan se ndihen të shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi Teatrin Kombëtar.

Më tej në postimin e saj, shkruhet se ambasada britanike mbështet të drejtën për të protestuar dhe iu bën thirrje protestuesve që të jenë paqësor, pasi dhuna cënon parimet themelore të demokracisë.

12:46 Eurodeputeti gjerman: Dënoj prishjen e Teatrit dhe dhunën, Rama 15 kushte e BE-së

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm. Përfaqësuesi për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Parlamentin Europian thotë se dënon veprimin e autoriteteve për shembjen e Teatrit si dhe dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe aktivistëve.

 12:38 Aktori Neritan Liçaj lë komisariatin numër 4

Është liruar aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili u shoqërua nga policia së bashku me disa artistë dhe përfaqësues të opozitës.

Bëhet me dije se aktori Liçaj ka lënë pak më parë ambientet e komisariatit numër 4, në Tiranë. Ndërkohë pritet që aktori të kthehet sërish te protesta, duke iu bashkuar qytetarëve.

12:35 Albana Vokshi në tokë, Enkel Demi përplaset me policinë (VIDEO)

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Nga pamjet shihet se në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi.

Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia.

12:21 Teatri/Policia e Shtetit: Janë plagosur dy efektivë, mediat kanë dizinformuar

Policia e Shtetit ka reaguar për situatën e tensionuar që është krijuar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë të shpërndarë për median, policia sqaron se janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, policia sqaron se gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve.

12:02 Shembja e Teatrit/ Reagon BE: Na vjen keq…

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke u kërkuar palëve që të mos përshkallëzojnë situatën.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.”

11:52 Me lot në sy, Roza Anagnosti: Është e dhimbshme, nuk kam fjalë

Aktorja e njohur, Roza Anagnosti me zë të emocionuar dhe me lot në sy është shprehur për se nuk ka trishtim më të madh dhe se nuk e justifikon Policinë e Shtetit. Anagnosti e ka quajtur të turpshme atë që po ndodh dhe iu ka bërë thirrje policisë të lirojë kolegët e saj dhe të mos prek gazetarët.

11:44 Ekskluzive/Gardëroba e Teatrit kombëtar mbërrin tek “ArtTurbina”

Materialet dhe gardëroba e Teatrit Kombëtar ka mbërritur pak minuta më parë tek “ArtTurbina”.

Gazeta Fjala ka siguruar foto të makinës që ka transportuar materiale  “ArtTurbina”, godinë e cila përkohësisht është në shërbim të artistëve të Teatrit Kombëtar për të dhënë shfaqje.

11:30 Teatri/Pamje të rënda, policia shkelmon në fytyrë protestuesin – VIDEO

Policia ka ushtruar dhunë fizike ndaj protestuesve që kanë dalë në rrugë për prishjen e godinës së Teatri Kombëtar.

Pamje të frikshme janë filmuar nga gazetarët në terren ku shihet qartë se si rruhet në mënyre çnjerëzore qytetari që ka dalë për të protestuar.

11:25 Djali i Sokol Olldashit në protestë: Teatri kombëtar është i shqiptarëve, jo i PS-së
Pjesë e protestës për mbrojten e Teatrit Kombëtar është bërë edhe djali I ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi. Duke folur për mediat Glauk Olldashi është shprehur se dhuna e ushtruar nga policia është e pajustifikueshme, gjithashtu ai e ka cilësuar teatrin sit ë shqiptarëve dhe jo të Partisë Socialiste.

11:19 Ina Zhupa: Teatrin e shkatërroi banda e kullave të pastrimit të parave të pista
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaroi sot se prishja e Godinës së Teatrit Kombëtar është bërë pa projekt, pa plan, pa ligj, pa kushtetutë, pa të drejtë. Në Facebook, Ina publikoj një video të një natë më parë kur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj deklaroj se bashkia akoma nuk ishte ne fazën e prishjes së Teatrit.

11:10 Kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar, arrestohen 37 persona

Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar 37 persona të cilët kanë kundërshtuar me forcë policinë dhe kanë tentuar të pengojnë në zbatimin e vendimit. Gjithashtu Policia e Shtetit iu kujton qytetarëve dhe drejtuesve politikë që të respektojnë masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Covid-19 pasi grumbullimet apo tubimet janë shkelje të Aktit Normativ.


10:56 Tritan Kalo: Përse u shemb me kaq urgjencë Teatri Kombëtar?
Mjeku Tritan Kalo i cili ndodhet në vijën e parë në luftën me koronavirusin, Covid-19, ka reaguar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kalo ngre pikëpyetje se përse u bë me urgjencë shembja e tij. Gjithashtu ai bën një paralelizëm mes shembjes së Teatrit dhe masave të Covid-19.

10:41 Doris Pack: Politikanët po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë
Ish-eurodeputetja, Doris Pack ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj gazetarëve, artistëve dhe qytetarëve. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Pack shprehet se politikanët shqiptarë po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë.

10:30 Protestuesit sulmojnë gazetarët e Top Channel, policia i merr në mbrojtje
Gazetarët e Top Channel janë sulmuar nga qytetarët që po protestojnë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje të gazetarët e këtij televizioni.
Qytetarët i akuzojnë gazetarët si të lidhur me qeverinë dhe për këtë i kanë sulmuar.

10:08 Kryemadhi mbërrin me urgjencë në selinë blu, pritet vendimi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me Petrit Vasilin kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

09:58 Qytetarët tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, ja momenti i përplasjes
Është tensionuar sërsh situata mes efektivëve dhe protestuesve në protestën për Teatrin Kombëtar.Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Fjala.al, qytetarët po përpiqen të thyejnë kordonin e policisë duke iu drejtuar edhe me thirrjen që të heqin kapelet dhe të mos zbatojnë urdhrin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Fjala (@gazeta_fjala) on

09:43 Reagon Rudina Hajdari: Momenti më i trishtë për historinë tonë
Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin është shprehur se është një moment i trishtë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, Hajdari ka publikuar pamjet nga momenti i shembjes së Teatrit Kombëtar, ku krahas videos ka shkuar: Momenti më i trishtë për historinë tonë.

09:42 Sërish tensione tek Teatri, qindra qytetarë mësyjnë për tek godina e Eksperimentalit
Kordoni policor përpara pedonales që të lidh me godinën e Teatrit Eksperimental po reziston, ndërkohë që tensionet janë shtuar.

09:28 Shembja e teatrit/Meta: Krim Kushtetues, ligjor dhe…Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një koment në “Facebook”, Meta shkruan se Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm.

09:26 Dhuna e Policisë së Shtetit/Unioni i gazetarëve kërkon vënien para përgjegjësive ligjore
Pas përplasjes së qytetarëve me efektivët në Teatrin Kombëtar, ka reaguar Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të cilët kanë deklaruar se e dënojnë dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit.

09:20 ‘Europa Nostra’ për shembjen e Teatrit: Ditë e trishtueshme për kulturën
Pas prishjes së Teatrit Kombëtar ka ardhur edhe reagimi i parë nga jashtë vendit dhe është pikërisht shoqata ‘Europa Nostra’, e cila më herët pati premtuar edhe paratë për rikonstruksionin e kësaj dite. Në reagimin e saj ‘Europa Nostra’ thotë se ‘sot është një ditë e trishtueshme për kulturën dhe trashëgiminë e Shqipërisë dhe të Europës.

09:18 Klevis Balliu: Policia ka dhunuar qytetarët, nuk na përçajnë dot
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu e ka quajtur shembjen e Teatrit Kombëtar, një krim barbar ndaj historisë së Shqipërisë. Sipas tij ky akt i ka vënë grushtin demokracisë.

09:02 Shembja e Teatrit/Flamur Noka: Policia e Shtetit po dhunon graIsh-deputeti I Partisë Demokratike, Flamur Noka në një komunikatë për mediat ka deklaruar se qytetarët janë dhunuar nga Policia e Shtetit. Ai është shprehur se policia ka dhunuar disa gra dhe më pas kanë dhunuar edhe atë.

08:59 Kujtim Gjuzi: U çova në 2 të natës për të mbrojtur Teatrin. Protestuesit: Ik, lër mandatin
Deputeti Kujtim Gjuzi i është bashkuar protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Megjithatë ai nuk është pritur mirë nga protestuesit dhe kanë kërkuar që të largohet. Protestuesit: ”Ik, lëre mandatin. Ku ishe më përpara?”

08:42 Teatri/ Qytetarët tentojnë të futen te Bashkia: O Veliaj do japësh llogari, ta ka fut…Të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, qytetarët kërkojnë llogari për shembjen e godinës gjatë natës. Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe po kërkojnë që të futen në institucion. “Ta ka fut Edi Rama, o Erion Veliaj ti do japësh llogari,“-thërrasin qytetarët para godinës së Bashkisë.

08:27 Shoqërohet ish-deputetja e LSI-së Silva Cakaj, Braimllari: Kjo është policia RamësTensione të mëdha ka aktualisht në aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Shumë qytetarë, aktivistë dhe politikanë i janë bashkuar protestës.Policia ka shoqëruar ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka dhe disa qytetarë që u përplasën me policinë në momentin që po tentonin të çanin gardhin metalik.

08:24 Foto/U përplas me policinë, shoqërohet gazetari i njohurhttps://fjala.al/2020/05/17/foto-u-perplas-me-policine-shoqerohet-gazetari-i-njohur/
Është shoqëruar nga policia gazetari i njohur, Alfred Lela. Bëhet me dije se Lela është shoqëruar nga policia pak më parë ndërsa situate para Teatrit u tensionua midis aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe efektivëve.

08:13 Plas keq tek Teatri Kombëtar, përleshje mes policisë dhe protestuesve
Qytetarët dhe artistët janë përplasur me forcat e policisë  duke hequr gardhin rrethues dhe barrierat metalike për të carë rrethimin e forcave të rendit. Tension e përplasje mes policisë dhe aktivistëve për t’i larguar ata që të hyjnë në godinë  e teatrit që po vijon të prishet. Mësohet se është shoqëruar në polici edhe gazetari Alfred Lela.

08:01 Video/Basha dhe drejtuesit e PD zbarkojnë te Teatri pas shembjes
Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me drejtuesit e tjerë të PD-së ka shkuar te Teatri Kombëtar. Në një komunikatë për mediat, Basha është shprehur se sot do të mbledhë në selinë e tij partitë aleate për të marrë vendimin.

 

View this post on Instagram

 

Basha dhe drejtuesit e PD zbarkojnë te Teatri pas shembjes

A post shared by Gazeta Fjala (@gazeta_fjala) on

08:00 Lefter Maliqi: 2000 forca policie për shembjen e Teatrit, fillimi i Diktaturës
Deputeti Lefter Maliqi në një prononcim për Fjala.al ka folur për atë që po ndodh te Tetari Kombëtar. Maliqi deklaron se ka qëndruar deri në orën 4 të mëngjesit dhe nuk ishte paraqitur asnjë forcë policore është larguar.

07:50 Kryemadhi “kërcënon” Ramën pas shembjes së Teatrit: Themelet e kullave do të jenë varri i tij
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e vetmja politikane që është arrestuar nga policia si person që pengon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Bashkë më kryemadhin janë arrestuar 26 persona të tjerë gjatë shembjes së Teatrit. Pas lirimit nga policia Kryemadhi i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mos njohin më shtetin e Edi Ramës.

07:33 Thirrje ambasadorëve dhe presidentit, Budina: Na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp!

Regjisori Robert Budina ka reaguar për mediat pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ai i ka kujtuar KE-së, Ambasadorit Luigi Soreca, ambasadores amerikane Yuri Kim se iu kanë dhënë fjalën se do ti mbështetnin.

07:29 Rama publikon videon: Janë të njëjtët që ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë
Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar përmes një video kryeministri Edi Rama. Në video shihen pamje të ndryshme të njerëzve që kanë dalë kundër projekteve të ndryshme në Tiranë.

07:08 Shembja e Teatrit/Budina: Kur u shemb ishin 10 veta brenda, mes tyre dhe Neritan Liçaj
Regjisori, Edmond Budina ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai është shprehur se në momentin e shembjes brenda në godinë kanë qenë 10 veta, mes tyre dhe aktori Neritan Liçaj.

06:51 Shembet Teatri Kombëtar, disa të shoqëruar

Teatri Kombëtar është shembur në orët e para të ditës së sotme. Bëhet me dije se rreth orës 04:30, fadromat kanë nisur rrafshimin e dy godinave të Eksperimental dhe Kombëtar.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV