Hapet drita jeshile nga Ministria, futbolli nis të hënën stërvitjen në grup

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vonuar shumë, madje në kufinjtë e pritjeje pa kuptim, edhe për arsye se nuk jepej per javë të tëra as përgjigje e as një afat i mundshëm, por, më në fund, ka ardhur. Sikundër një numër sektorësh të jetës, edhe futbolli ka marrë më në fund “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Olgerta Manastirliu. Padyshim që ky është një lajm pozitiv dhe i shumëpritur ky për klubet e futbollit.

Kështu, ekipet e futbollit që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.

Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Por, ndryshe nga futbollit, sportet e tjera, sidomos lojërat me dorë, janë ende në pritje, pasi aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Të fundit

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Lajme të tjera

Web TV