Opozita mobilizohet për protestën e nesërme, është thirrur nga Aleanca për Teatrin

Opozita do t’i japë mbështetje maksimale protestës së thirrur për nesër, në orën 16.30, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Ky ishte vendimi i marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe ish-grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Basha tha se strukturat e Partisë Demokratike janë organizuar për të marrë pjesë masivisht në protestën e thirrur nga AMT.

“Kjo është një betejë për shporrjen e tiranisë së Edi Ramës”, tha Basha duke u zotuar se PD në qeveri do të rindërtojë Teatrin Kombëtar siç ishte përpara shembjes.