Një sasi molotovi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Raportohet se bomba molotov ka shpërthyer brenda rrethimit të kantierit, ndërkohë që një tjetër bombë është gjetur e pa plasur jashtë kantierit.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe ka nisur hetimet.
Ndërkohë, nuk mund të konfirmohet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj objektit të kultit, apo agresorët kanë patur për qëllim goditjen e Parlamentit, që ndodhet pak metra më larg.
Kujtojmë se tensioni në Tiranë ka qenë i lartë gjatë gjithë ditës për shkak të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.