Rama njofton zonat e reja të gjelbra, si dhe zgjatjen e orarit

Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Feri do të rikthehet në zonë të gjelbër bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili lë kështu pas reagimet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë që në të gjitha zonat e gjelbërta do të hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes, ndërsa në zonat e kuqe orari do të zgjatet deri në orën 21.00. Por, edhe për zonat e kuqe është marrë vendimi për të hequr autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve, ndonëse hyrje-daljet nga këto zona do të vijojnë të jenë të ndaluara.

Reagimi i plotë:

? FIERI KTHEHET NË ZONË E GJELBËR

? HIQET KREJTËSISHT FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E GJELBËRTA

? FASHA ORARE E LËVIZJES NË ZONAT E KUQE ZGJATET DERI NË ORËN 21.00

? HIQEN NË TË GJITHË VENDIN AUTORIZIMET PËR LËVIZJEN E KËMBËSORËVE APO AUTOMJETEVE

VAZHDON TË JETË E NDALUAR HYRJE – DALJA E AUTOMJETEVENË ZONAT E KUQE⛔️

? QEVERIA DO TË NDRYSHOJË NESËR AKTIN NORMATIV PËR HEQJEN E NDALESËS SË STUDIOVE TV PËR TË FTUAR JO MË SHUMË SE NJË PERSON. DO TË MBETET VETËM KUSHTI QË TË FTUARIT TË VENDOSEN NË DISTANCË 2m NGA NJËRI – TJETRI?

Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!

Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetëkufizojnë daljet maksimalisht?

*Masa 14 ditore për të vetëkarantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal