Regjisori Budina: Presidenti të shpërndajë parlamentin ilegjitim!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një ndjesë për të gjithë qytetarët që Teatri Kombëtar u shemb pavarësisht rezistencës së tyre, regjisori Edmond Budina u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë për mosbindje civile.

Një kërkesë pati dhe për presidentin Meta duke i kërkuar të shpërndajë parlamentin ilegjitim.

Ju kërkoj ndjesë që Teatri jonë u shemb por teatri jeton. Ata sot kryen një gjest kriminal. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka vdekur. Kriminelët dhe mafiozët tentuan të vrasin shokët tanë kur ishin brenda, ky është një krim kundër njerëzimit. Prishja ka filluar kur njerëzit ishin brenda dhe ne nuk do ta falim këtë gjë. U kërkojmë qytetarëve të Shqipërisë të bëjnë një mosbindje civile. I kërkojmë Presidentit të Republikës të shpërndajë Parlamentin ilegjitim. Shpërndaje Parlamentin.

Tani jemi në diktaturë, ky ishte akti i fundit. Këtu u varros demokracia. Ju të gjithë sëbashku të bashkoheni në protesta të vzhdueshme, në mosbindje civile deri në rrëzimin e kësaj qeverie të paligjshme. Partitë politike në daç ti bashkohen lëvizjes qytetare, nëse nuk duan …të venë. Qytetarët do ta mbrojnë demokracinë në këtë vend, shembulli i teatrit është një shembull qytetarie që nuk do të vdesë asnjëherë. Të gjithë sëbashku të vazhdojmë protestat pa fund deri në rrëzimin e qeverisë.

Deklarata e tij u prit me ovacione dhe thirrje si “Poshtë diktatura, shpërndaje perlamentin”.

Të fundit

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të...

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në tokë, ka shkaktuar reagime dhe...

Lajme të tjera

Web TV