Shoqërohet ish-deputetja e LSI-së Silva Cakaj, Braimllari: Kjo është policia Ramës

Tensione të mëdha ka aktualisht në aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Shumë qytetarë, aktivistë dhe politikanë i janë bashkuar protestës.

Policia ka shoqëruar ish-deputeten e LSI-së, Silva Caka dhe disa qytetarë që u përplasën me policinë në momentin që po tentonin të çanin gardhin metalik.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, e cila vijon të jetë mjaft e tensionuar dhe të përplaset me fjalë me efektivët e policisë.

Ndërkohë ka reagur edhe ish deputeti i LSI-së i cili ka deklaruar se kjo është policia e Edi Ramës.