Celtic kampion “aforfe”. Vjen fundi i kampionatit në Skoci

Skocia bëhet vendi i katërt në Europë që vendos të mbyllë përfundimisht kampionatin

Me 9 tituj kampion radhazi, dhe kampionati numër 51 në “palmaresin” e artë të klubit. 110 trofe në total dhe rivalët e Rangers, armiq të pqërjetshëm janë vetëm një hap larg me 115 trofe në total. Celtic mori titullin në tavolinë për shkak të pandemisë,q ë detyroi federatën skoceze të japë kurorën për ekipin kryesues, pa pritur fundin e sezonit, nëj lëvizje e paralajmëruar në fundjavë.

Kështu pas Holandës, Belgjikës e Francës, Skocia bëhet vendi i katërt në Europë që vendos të mbyllë përfundimisht kampionatin dhe të japë verdiktet në bazë të renditjes së mbetur në fuqi në momentin e ndërprerjes së sezonit. Celtic, e cila kryesonte renditjen në kohën e ndërprerjes, ndërsa Hearts, që mbante vendin e fundit, ka rënë një kategori më poshtë. 12 klubet elitare në një mbledhje vendosën kështu…

Celtic kampion, Rangers e Motherëell në paraeliminatoret europiane të kupave, Hearts në ligë inferiore. Celtic kishte 13 pikë avantazh ndaj Rangers të trajnerit Steven Gerrard.