Një skuadër koreano jugore futbolli ka kërkuar falje publike pasi mbushi thuajse të gjithë stadiumin e saj me kukulla seksi, në përpjekje për të fituar popullaritet me një mënyrë marketing që i dha të drejtë. Në kulmin e pandemisë kur tifozët nuk lejohen në shkallët e impianteve, FC Seoul u përball me Gwangju FC por nën një vëzhgim të “veçantë”…
Manekinë të tërë me maska në fytyrë veshën simbolet e skuadrave të futbollit, dhe morën vëmendjen e të gjithë botës. Në logo dalloheshin SoloS, një kompani lojërash erotike…
“Ndjejmë keqardhje që shkaktuam shqetësim te tifozët dhe publiku por synimi ynë ishte të argëtonim disi, në këtë situatë pasi stadiumet ishin bosh dhe situate e sigurisë nuk lejonte prezencë publiku”thuhet në njoftimin e FC Seoul. Manekinët, shumë prej tyre femra, kishin maska dhe sipas rregullave koreane, kishin distancën e sigurisë mes tyre.