Monika Kryemadhi: Rama varrosi veten dhe Veliajn me shembjen e Teatrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë protestës për prishjen e Teatrit, ekipi “shqiponjat” kanë qenë ekipi më brutal dhe plot me urrejtje”, deklaroi sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Shefja e LSI-së shtoi se dëmi që i ka bërë historisë tonë Rama, nuk ia ka bërë as komunizmi dhe as pushtimi osman, dhe se me shembjen e godinës së Teatrit Rama varrosi veten dhe Erion Veliajn.

Më bën përshtypje urrejtja që ka Edi Rama për artin. Kur unë u përballë policit, nuk është se më kanë rrahur, ashtu sikurse kanë rrahur Alfred Lelën. Nuk më lejonin që të shkoja te fadromës se nuk i leverdiste Monika që ndalon fadromat. Unë besoj se ne duhet të mësojmë nga Neritan Liçaj dhe Edmond Budina.

Fatkeqësi të mëdha bëhen një mundësi për t’u bashkuar me njëri-tjetrin. Në protestë kishte shumë njerëz, shumica pa parti fare. Me shembjen e godinës së Teatrit Rama varrosi veten dhe Erion Veliajn.

Ekipi “shqiponjat” kanë qenë ekipi më brutal dhe plot me urrejtje. Metodat që kanë përdorur me gratë dhe vajzat kanë qenë brutale. Kjo polici që paguhet shumë pak, që godet në mënyrë kriminale. Nuk besoj se kjo do të ngelet me kaq. Nuk do të vazhdojmë me procedime në prokurori, as gjykata, dhe as sistemin e drejtësisë së re. Ne do të besojmë te drejtësia e vërtetë dhe do ta kenë edhe personale me ne.

Dëmi që i ka bërë historisë tonë Rama, nuk ia ka bërë as komunizmi dhe as pushtimi osman. Nuk ka për të ndërtuar Rama teatër të ri, ka për të ndërtuar kulla. Rama nuk merr dot kredi për Teatrin. 

Të fundit

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

“Nëse Rama vazhdon punën, Shqipëria anëtarësohet në 2029”

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare e unionit në vitin 2029, nëse Kryeministri Edi Rama vazhdon “punën...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë të vërtetë në përmasa reale. Modeli...

Lajme të tjera

Web TV