50 mijë euro të padeklaruara, kapen dy persona në portin e Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona janë kapur në portin e Durrësit me 50 mijë euro të padeklaruara.

Nga ana e policisë nisi procedimi penal në gjendje të lirë për B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Krahas tij u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, në port, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/588093845245837/

Të fundit

Dumani në DASH/ Po tani çfarë ka për të thënë Saliu?

Spartak Ngjela Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është pritur dje në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të...

“400-500 euro në muaj”, a ia vlen investimi në skemat private të pensioneve?

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Pasiguritë ekonomike, bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë dhe fakti se ajo...

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në shtetin verior...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Lajme të tjera

Web TV