Edhe në Kosovë rikthehet futbolli, nis më 7 qershor e mbyllet më 25 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Shqipërisë, edhe Kosova ka më në fund një datë zyrtare për rifillimin e futbollit. Vetëm 4 ditë pas nisjes së Kategorisë Superiore dhe në të njëjtën ditë me nisjen e Kategorisë së Parë në Shqipëri, Superliga e Kosovës do të rifillojë me datë 7 qershor dhe parashikohet të përfundojë me datë 25 korrik. Natyrisht, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë. Kështu ka vendosur të hënën, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili mbajti mbledhjen e radhës, ku edhe caktoi datën e rifillimit.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollin e Kosovës me theks të veçantë për mundësitë e vazhdimit të garave në futboll, – thuhet në njoftimin e organizmit që qeveris futbollin në vend. – Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për lejimin e garave në Superligën e Kosovës, KE shqyrtoi mundësitë që në këtë rang të garave të nisin zhvillimi i stërvitjeve në përputhje me udhëzimin e MSH-së dhe IKSHPK-së.”

“KE është i vetëdijshëm për situatën në të cilin gjendet Kosova, por po ashtu është i vetëdijshëm edhe për rëndësinë e përfundimit të garave në Superligë, pasi që ky nivel i garave ka ndikim edhe në veprimtaritë evropiane, prandaj është edhe përparësi që garat të zhvillohen në këtë ligë që të mos dëmtohen klubet që do ta fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në garat e Evropës, – vijon më tej njoftimi. – KE thekson se rruga më e mirë është që gjithçka të vendoset në fushën e gjelbër. Në këtë mënyrë klubet kanë mundësi të përgatiten mjaftueshëm deri në fillimin e ndeshjeve.”

“KE do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që ndeshjet të zhvillohen në mënyrën sa më të mirë mundshme në përputhje me Udhëzimet e Institucioneve shtetërore, – thekson organi qendror i FFK-së. – Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues dhe sipas orarit që kanë parashikuar organet e FFK-së, teksa do të zhvillohen prej 7 qershorit e deri më 25 korrik 2020. Komiteti Ekzekutiv e falënderon Ministrinë Shëndetësisë, MKRS-në si dhe organet tjera për mirëkuptimin dhe vendimin e drejt në të mirë dhe interes të futbollit.”

Lexo edhe :  Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Ndonëse, në këtë fazë janë lejuar zhvillimi i garave vetëm për Superligën e Kosovës, në varësi të situatës, KE do të kërkojë që garat të lejohen edhe për nivelet tjera, por gjithnjë duke mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve e me këtë edhe të futbollistëve. FFK thekson se do të jetë në përkrahje të klubeve, duke ditur gjendjen e tyre të vështirë e sidomos tash në këtë kohë kur edhe përgatitjet e tyre kërkojnë më shumë shpenzime do të shikojë mundësitë që t’u del në ndihmë. KE do t’i ndihmojë klubet për mjete dezinfektuese dhe mjete tjera të nevojshme.”

“KE u bën thirrje klubeve që t’u përmbahen me përpikëri udhëzimeve të institucioneve shtetërore dhe të FFK-së. KE shqyrtoi edhe kërkesat dhe parashtresat drejtuar këtij organi. KE uron klubet për një rifillim të garave dhe me shpresën që gjithçka do të shkojë si është më së miri, që të mos ketë lëndime e as infektime dhe nga kjo pandemi të dalim edhe më të fortë e të shëndetshëm. Na shkoftë për së mbari!” – përfundon njoftimi i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i shpërndarë të hënën për mediat.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV