Humbje e madhe për futbollin shqiptar/ Ndërron jetë ish-futbollisti i njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb jetën pas problemeve kardiake, ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut i viteve 1975-1985, Daniel Xhemo.

Korçari i njohur që në moshë të re luajti futboll që nga klasat sportive të shkollës “Stavri Themeli” e me pas me gjitha ekipet zinxhir të Skënderbeut deri te vishte fanellën e rëndësishme bardhëekuq.

Pasi mbaroi studimet për inxhinieri-mekanike, u rikthye përsëri te Skënderbeu, lojë të cilën e ka lënë në fund të vitit në 1990, për t’u përkushtuar profesionit të tij të inxhinierit në drejtorinë e kontrollit të automjeteve, aty ku punoi deri ditën e sotme.

Madje, Daniel Xhemo sot ka qenë në punë por për fatin e keq ka rezultuar dita e tij e fundit pasi ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga probleme kardiake.

Me humbjen e Xhemos futbolli korçar ka humbur një pjesë të historisë së Skënderbeut ashtu si dhe shokët që humbën kolegun e tyre profesionist. Ndërkohë familjarët kanë humbur njeriun e tyre të mirë./  S.M

Të fundit

Raporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve

Ashtu siç u mbyll viti 2023, nis edhe viti 2024. SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompani më e madhe dhe...

25 vendet më të shëndetshme në botë

Në këtë artikull, ne do të hedhim një vështrim në 25 vendet më të shëndetshme në botë. Kur diskutohet për vendet më të shëndetshme në botë si...

BRICS do të lëshojë një monedhë të vetme të ngjashme me Euron

Aleanca BRICS po kërkon të punojë për një monedhë alternative për të përballuar dollarin amerikan. Blloku po përpunon disa opsione për t'i dhënë fund varësisë...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin. Familja...

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës kërkoi që ky proces të...

Lajme të tjera

Web TV