Franca mund të shesë “Mona Lisën” për të shpëtuar nga kriza ekonomike e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca duhet të shesë pikturën e “Mona Lisës”, për 50 miliardë euro për të dalë nga kriza ekonomike, ka sugjeruar një nga biznesmenët më të fuqishëm të vendit.

Stephane Distinguin, 46-vjeç, themelues dhe CEO e kompanisë ndërkombëtare të teknologjisë, Fabernovel, propozoi që qeveria franceze të shesë ‘argjendarinë e familjes’ për të luftuar krizën e ekonomisë që është shkaktuar nga pandemia.

Stephane Distinguin
Stephane Distinguin

Ai tha në revistën franceze “Usbek & Rica”: Ditë pas dite, ne llogarisim miliardat e humbura gjatë pandemisë si fëmijët kur hedhin gurin në pus për të matur thellësinë e tij. Ne jemi akoma duke llogaritur, kjo krizë duket sikur s’ka për të mbaruar kurrë.

Si ndërmarrës dhe taksapagues, unë di që këto miliarda nuk janë shpikur dhe se do të na duhet ti paguajmë domosdoshmërish. Një sugjerim është që të shitet një aset i vlefshëm me çmimin më të lartë të mundshëm. Për shembull, një pikturë është e lehtë për tu zhvendosur dhe për këtë arsye dorëzimi do të jetë më i lehtë.

Në vitin 2020, duhet të gjejmë paratë, pra pse jo të shesim ‘stolinë e çmuar të familjes’, vlerësoj se do të duheshin jo më pak se 50 miliardë euro për ta blerë pikturën Mona Lisa”, u shpreh ai./Burimi: Daily Mail

Të fundit

Gazetarja ‘godet’ politikën: I bëjnë fushatat për ‘like’, jo për vota

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Ajo i komentoi këto fushata nga...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: 5 vjet burg kush shet apo blen votën

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë qytetarët në prag të zgjedhjeve të 11...

LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni...

Lajme të tjera

Web TV