Kapitenia e Kombëtares kuqezi, Bici, gati për sezonin e 3-të në Serinë A1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër sezon, një tjetër sfidë, për një tjetër aventurë në nivelin më të lartë të kampionatit italian të volejbollit për femra. Pas dy sezoneve mjaft të mira në nivelin e dytë, në Serinë A2 me LPM Mondovinë, që u pasuan nga dy sezone të tjera një shkallë më lart, në Serinë A1, ku spikati fitimi i Kupës së Italisë dhe ai i titullit të kampiones së Evropës me Novarën sezonin e shkuar, por edhe vendi i dytë në kampionat dhe arritja në finale të Kupës së Italisë me Busto Arsizion, Erblira Bici është gati për një sfidë të re.

Sipas asaj që raporton faqja prestigjioze sportive italiane në Internet, Sportmediaset.it, diagonalistja shqiptare është zgjedhur nga skuadra e Granda Kuneo Volejit për të zënë vendin e lënë bosh nga largimi i Lizë Van Hekes drejt ekipit të Monzës. Ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar as nga vetë lojtarja e as nga klubi i mundshëm i saj për sezonin e ardhshëm, janë mediat italiane që e bëjnë fakt të kryer një lajm të tillë për 24-vjeçaren shqiptare.

Madje mediat lokale në zonën e Mondovisë, në skajin veriperëndimor të Italisë, kanë shprehur kënaqësinë për rikthimin e një njohjeje të vjetër të volejbollist të zonës, siç është kapitenia kuqezi, por jo tanimë me ish-skuadrën e saj, LPM-në, që vazhdon të militojë në Serinë A2. Edhe këto media e bëjnë fakt të kryer kalimin e volejbollistes 1 m e 86 cm të lartë tek skuadra tjetër e zonës, Kuneo, çka do t’i mundësojë Bicit vazhdimësinë në Serinë A1.

Në ditët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i këtij transferimi për volejbollisten shqiptare më të spikatur të momentit.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV