Të rinjtë vjedhin alkool, gjejnë mënyrën origjinale të maskimit

Dy të rinj në Virginia të SHBA-së kanë gjetur një mënyrë të veçantë maskimi me qëllim vjedhjen e alkoolit në një dyqan.

Sipas policisë, të rinjtë kishin vendosur në kokë lëkurën e shalqinit në mënyrë që fytyrat e tyre të mos dalloheshin.

Nga pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, ata i kishin përshtatur lëkurët e shalqinit duke iu prerë hapësira vetëm në zonën e syve.

Siç dallohet nga fotot, të rinjtë kishin bërë foto përpara se të dyshoheshin për vjedhjen e alkoolit.

Policia ka akuzuar 20 vjeçarin Justin Rogers me akuzën e përdorimit të alkoolit nën moshë dhe mbajtje maske gjatë vjedhjes.

Policia ka kërkuar ndihmë në zbulimin e identitetit të bashkëpuntorit të Rogers./Fjala.al