Arrestimet për “Teatrin”, Meta: Lironi të burgosurit politikë

Meta Protesta e Teatrit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon ashpër për arrestimet, ndalimet dhe procedimet e protestuesve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Teksa të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë, Kreu i Shtetit thekson se të gjitha janë arrestime politike dhe duhen liruar.

“Të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm politike.

Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Lironi të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020!”, shkruan Meta./b.b/Fjala.al