Durrësi është kthyer në një vatër të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë konfirmuar pozitivë 15 persona.
13 prej këtyre rasteve të reja kanë rezultuar në Durrës, ndërsa dy të tjerët në Tiranë dhe Shkodër.
Me këto raste, qyteti bregdetar është kthyer në “vatrën” e dytë më të rrezikshme të koronavirusit, pas Tiranës, me më shumë raste aktive.
Por ndërkohë që numri i rasteve të reja ka shënuar sot rritje të ndjeshme, me 15 raste të reja, një ditë pasi u konfirmua vetëm 1 pacient i infektuar, ka edhe lajme të mira.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi edhe 16 qytetarë.
Këta i shtohen kështu listës së pacientëve që e mundën sëmundjen, në total 758 persona.
“Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.
Covid-19 – Statistika (20 Maj 2020)
Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)/b.b/Fjala.al