Haradinaj për vendimin e Kushtetueses: Rrëzimi i dekretit të Presidentit rrezikon demokracinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e sheh të vështirë refuzimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Kushtetuese për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Ish-kryeministri e sheh të pamundur mohimin nga Kushtetuesja për krijimin e qeverisë së re nga partia e dytë, në të kundërtën thotë se rrezikohet seriozisht demokracia në vend.

“Unë e shoh si të pamundur me iu mohua edhe të dytit me e bë qeverinë kur i pari nuk e bënë. Sepse rrezikohet krejt demokracia jonë, nga fakti se sa herë që kemi zgjedhje nëse i pari nuk arrin me bë atëherë do na duhet me shkua prapë në zgjedhje. E shoh bukur të vështirë me u shpall dekreti ta zëmë jo kushtetues. Ne jemi subjekt politik i qëndrueshëm e funksional punojmë edhe nuk e kemi shqetësim çështjen e zgjedhjeve sa i përket Aleancës. Shqetësim do të ishte koha në këtë rast, që do ishte e gjatë e humbur dhe në vend që me pas një qeveri që është menjëherë e mandatuar nga parlamenti që me iu kushtua temave ekonomike e të tjera atëherë kishte me u humbur bukur shumë kohë me zgjedhje e pastaj me krijim të qeverisë kështu që ne do e humbshin krejtësisht këtë vit, dhe nuk besoj qe është kohë e duhur”, tha ai.

Kreu i AAK-së thotë për KosovaPress se çështja e postit të presidentit nuk është përfshirë fare në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet LDK-së-AAK dhe Nismës.

“Nuk kemi pasur bisedë për presidentin me LDK-në. Ne e kemi vetëm atë që e kemi nënshkruar në marrëveshje, por posti i presidentit ose mënyra e zgjedhjes ose ajo çka do ndodh nuk është pjesë e diskutimit”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj ka komentuar edhe deklarimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kërcënimin nga organizata e ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Lexo edhe :  “Mandatin po ma zgjat opozita”, Kurti flet për krizën politike

Thotë se kryeministri është përgjegjës për sigurinë e secilit qytetar të vendit dhe nëse ndjehet i rrezikuar duhet të veprojnë mekanizmat e sigurisë.

“Kryetari i qeverisë është përgjegjës për sigurinë e të gjithë neve edhe të vetës, edhe mekanizmat tjerë tash është ndoshta e hezitueshme prej kryeministrit me dal me këso vlerësimesh. Më mirë është me i lënë mekanizmat e sigurisë në këtë rast hetuesinë, policinë, inteligjencën me dhënë vlerësimin se sa seriozë është ky kërcënim”, theksoi ai.

Kujtojmë, që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa të shqyrtojë lëndën e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit./KP/

Të fundit

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

Shqipëria i është bashkuar bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e sulmit të Iranit ndaj shtetit të Katarit. Në një postim në X të Ministrisë së Jashtme...

Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje...

Dueli i shekullit, Ronaldo dhe Messi mund të përballen sërish pas 5 vitesh

Pesë vite pas përballjes së fundit zyrtare, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të rikthejnë rivalitetin mes tyre, këtë herë në Saudi Pro League....

Lajme të tjera

Web TV