Lajm i keq për të gjithë ata që planifikojnë udhëtime jashtë vendit

Familjet që po shpresonin për pushime jashtë Mbretërisë së Bashkuar, janë duke u përballur me një tjetër vendim të qeverisë britanike.

Ideja e udhëtimit pa karantinë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve me nivel të ulët të koronavirusit ishte ngritur nga Sekretari i Transportit, Grant Shapps.

Por ministrat pritet të zbulojnë planet nesër për një regjim të ashpër karantinash që planifikon për udhëtarët që të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.

Plani për 14 ditë karantinë pas kthimit nga pushimet është mbështetur edhe nga Franca dhe Greqia./Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Fjala.al