“Teatri” dhe “drejtësia”/ Ambasada amerikane nis lëvizjet në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim u takua dje me kryeministrin Rama, si dhe nxiti KPK-në për përshpejtimin e vetingut në sistemin e drejtësisë

 Nga Blerina Gjoka

Ambasada amerikane ishte e vetmja që nuk reagoi në ditën e parë dhe të dytë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, por dje ambasadorja Yuri Kim ka vendosur të flasë pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, duke lajmëruar një takim të afërt këto ditë dhe me kryeopozitarin Lulzim Basha. Paraditën e djeshme, kryediplomatja amerikane në Tiranë u takua me kryeministrin në zyrën e këtij të fundit dhe në një deklaratë të shkurtër, duke se dha mesazhe, të cilat më vonë u lexuan thuajse si gjithnjë me “sy të ndryshëm” nga palët politike. Ajo foli për “rëndësinë e gjithpërfshirjes”, duke lënë të kuptohej se ishte në të njëjtën linjë me disa qënrime të mëparshme të partnerëve evropianë.  “Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakordësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën publike të ambasadës. Por kryeministri Rama ka dhënë një tjetër tablo të këtij takimi, duke thënë se ambasadorja u njoh me faktet e vërteta përkundër baltës dhe gënjeshtrave që ishin shpërndarë. Rama e cilësoi takimin një “dakordësi të plotë”. Gjithashtu bëri të ditur se ka folur dhe me miq ndërkombëtarë jashtë Shqipërisë, për t’i sqaruar për “të vërtetën” e shembjes së teatrit. “Biseda të mira me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, por këmbët e shkurtra e lënë në mes të rrugës.  Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it”- shkruan Rama duke iu referuar takimit me Kim.

Lexo edhe :  “Jam burrë, jo…”, Shabani flet për mandatin: Aktivisti ynë u mërzit me Lapajn

SHBA-ja e shqetësuar për vetingun

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin promotorët kryesorë të reformës në drejtësi, procesi më i rëndësishëm i saj është vetingu , ose pastrimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pikërisht për këtë proces  ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka kërkuar dje një përshpejtim të punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi i ri  kushtetues, i cili merret me rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me anë të një statusi në tëitter ambsadorja  e SHBA-së bën të ditur se ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e KPK-së Genta Tafa Bungo. Yuri Kim shprehet në mesazhin e saj se vetingu duhet të përshpejtohet, ndërsa shton se reforma në drejtësi duhet shtyrë përpara. “Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungon, për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ne u pajtuam që vetingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses”, – shkruan ambasada e SHBA-së./ Fjala.al

Të fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për...

Lajme të tjera

Web TV