“Teatri do rindërtohet siç ka qenë”, Kryemadhi: Nxorrëm fytyrën e vërtetë të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë sot se shembja e Teatrit Kombëtar nuk mundi të ndalej, pasi sipas saj 10 veta të paarmatosur nuk mund t’i bënin dot ballë Policisë.

Në një intervistë live për News 24 ajo tha se qëllimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe i opozitës nuk ishte që të kishte viktima nga këto protesta.

Më tej Kryemadhi, njësoj si edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ka siguruar që Teatri do të bëhet aty ku ka qenë, në atë truall siç ishte duke shtuar se Teatri i Ri është vetëm një projekt- ide dhe jo konkret.

“Duhet një reagim qytetar ndaj identitetit tonë. Një popull asimilohet me dhunë, duke hequr trashëgiminë e vet është emergjente dhe urgjente. Mjafton të shohësh kurrikulat e arsimit po varfërohen. Çdo gjë që ka lidhje me të shkuarën shqiptare po venitet me elementë që nuk kanë jetëgjatësi. Është thirrje urgjente për këtë nismë të Ramës ndaj shkombëtarizimit shqiptar.

Ajo që unë dua të them është që 10 njerëz, apo dhe 10 mijë njerëz të pambrojtur, pa armë, pa ushtri, burra e gra, pensionistë nuk mund të përballen me Policinë e armatosur.

Mbrojtja e Teatrit nuk kishte të bënte vetëm me vendosjen e njerëzit për t’u goditur fizikisht. Rama nuk e ka problem të vrasë njerëz. I vret dhe i harron. I çon në mish për top. Si Aleanca për Teatrin ashtu si çdo përfaqësues tjetër nuk kemi pasur për qëllim të kishim viktima por të nxirrnim fytyrën e Ramës.

Ajo do rindërtohet siç ka qenë, me të njëjtat projekte. E keni dëgjuar dje ministres e kulturës kur tha nuk është projekt, është ide- projekt. Nuk ka projekt

Lexo edhe :  Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Kodra e Diellit është një rezidencë ku banojnë më shumë socialistë se ne të opozitës. Aty do të rindërtohet në të njëjtin vend Teatri. Ai gjithmonë kështu i ka shembur gjithë veprat kulturore dhe kinematë e Shqipërisë.”- tha Monika Kryemadhi./Fjala.al/

Të fundit

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Franco Nero, në “Roma Elastica” – një homazh për Fellinin

I veshur me një kapelë dhe shall që i përkasin stilit të vetë Federico Fellinit, Franco Nero sapo ka përfunduar një rol të shkurtër...

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës/ Kush janë çifti që iu dogj restoranti

Restoranti “Villa Gjecaj”, në pronësi të Petrit dhe Aida Gjecajt i gjendur në fshatin turistik të Thethit në Malësi të Madhe u përfshi nga...

Lajme të tjera

Web TV