Vdekja e Sami Frashërit, gazeta franceze në 1904: Humbi letërsia turke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e 26 qershorit 1904, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vdekjen e Sami bej Frashërit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Turqi

Letërsia turke sapo ka pësuar një humbje shumë të madhe në personin e Shemsedin Sami Beut, publicistit dhe leksikografit të shquar, i cili vdiq këto ditë në Kostandinopojë, në moshën pesëdhjetë e katër vjeçare.

Me origjinë shqiptare, Sami Beu kishte marrë një arsim shumë të mirë, të cilin e kishte plotësuar me studime të forta personale. Përveç gjuhës amtare dhe turqishtes, ai e dinte mirë arabishten, persishten, greqishten e lashtë dhe modernen, si dhe më vonë frëngjishten dhe italishten.

Fillimet e tij në karrierën e letërsisë nisën rreth tridhjetë vite më parë. Ai ka botuar një numër të madh veprash dhe bashkëpunoi në disa gazeta dhe revista periodike në Kostandinopojë. Shkrimet e tij të të gjitha zhanreve, të një stili të qartë dhe të fuqishëm, tregojnë një mëndje të zgjuar, delikate dhe cilësore shumë e rrallë në Orient (Lindje) me vullnetin për të edukuar lexuesit.

Ndër veprat e tij të shumta, mund të përmendim veçanërisht fjalorin e tij frëngjisht-turqisht dhe turqisht-frëngjisht, një model në zhanrin e tij; “Kam’usul – Aalam”, enciklopedinë historike dhe gjeografike në gjashtë vëllime të mëdha; dhe, veçanërisht “Kam’usul – Turki”, fjalorin më të plotë turk deri tani në këtë gjuhë.

Me një natyrë të thjeshtë dhe jo shumë komunikues, Sami Beu jetonte i tërhequr në vilën e tij në Erenkeuy, në bregdetin aziatik të detit Marmara, afër Kostandinopojës, midis librave dhe fëmijëve të tij, të cilët i donte gjithashtu.  A. LEVAL

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV