Ilir Meta: Si President jam objektiv i disa gangsterëve lokalë e ndërkombëtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtarë duan përgjakjen e Shqipërisë” deklaroi sonte Presidenti Ilir Meta.

Gjatë intervistës në Syri TV. Kreu i shtetit foli për armiq të Shqipërisë. Sipas tij, një objektiv i tyre është edhe vetë ai.

Pjesë nga debati në emision:

Çani: Unë them se këto që themi nuk janë zgjidhje. Që në vitin 2013 ka patur një skenar të parapërgatitur. Nuk jemi rastësisht te polici që i ve shkelmin atij studentit. Ka investuar shumë në Policinë e Shtetit. I ka bërë të frikshëm…

Meta: Nëse keni ju frikë nga këta policë, bravo ju qoftë. Nuk e ka fajin Enver Hoxha.

Çani: Nuk mund të bësh Venezuelën. Je shumë vonë

Meta: Unë flas për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet, si njerëz të lirë.

Peka: Nuk mund të flasësh në emër të të gjithë popullit.

Çani: Po them të kundërtën. Vetëm një rast kemi patur, në 97 kur njerëzit humbën para dhe dolën. Unë nuk di që ky popull të ketë një kulturë proteste. Unë thjesht konstatoj.

Peka: Unë dhe Bejtja kemi qenë në transmetim 40 orë live edhe kur na thonin nuk do të prishet Teatri, ndërpriteni transmetimin live. Edhe këtë çështjen e firmës nuk e njoh.

Meta: E shpreh forcën atëherë kur duhet dhe nuk mund të provokohem si pak ditë më parë, kur duan armiqtë e Shqipërisë. Ca gangsterë lokalë dhe ndërkombëtare. Një objektiv i këtyre armiqve të Shqipërisë është edhe Ilir Meta, jo si individ por për qëndrimet e mia për çështjen e Kosovës, stabilitetin e rajonit. E kanë kënaqësi të vriten shqiptarë dhe me gjakun e tyre të vendosin një regjim diktatorial.

Lexo edhe :  Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Bejtja: Mund t’ju vëmë emra?

Meta: Do tju them edhe më shumë. A ju thashë se mos pati zgjedhje më 30 qershor nuk ka negociata? E patë si u shtuan kushtet? Nuk ua them dot të gjitha. Unë nuk jam si Monika që e ka personale, unë e kam kombëtare, kushtetuese.

Të fundit

“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”/ Rama përcjell Presidentin e Emirateve të Bashkuara

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed përfundoi vizitën e tij në Shqipëri. Bin Zayed u përcoll në...

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Presidenti ukrainas i ka ngarkuar qeverisë së re detyrën e mbikëqyrjes së kontratave të mbrojtjes në fuqi, si pjesë e një përpjekjeje për të...

Përmbyset kamioni, shkakton “lumë qumështi” në rrugët e New Yorkut

Një kamion i madh që transportonte qumësht u përmbys në Columbia County, New York. Si pasojë, ky aksident thuhet se ka shkaktuar një “lumë qumështi”. Zyrtarët...

U la në burg/ Meta reagon nga qelia: Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

Ilir Meta nuk është i zhgënjyer nga vendimi i sotëm i Apelit të GJKKO, që la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Në një...

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në spitalin e Durrësit, pasi mësohet se ka shfaqur probleme me tensionin. Mësohet se zyrtarit po i kryen analizat e...

Lajme të tjera

Web TV