Meta takon për gati një orë opozitën e bashkuar

Përfundon takimi i mbajtur mëngjesin e kësaj të enjte mes Presidentit Ilir Meta dhe opozitës së bashkuar i cili ka zgjatur rreth një orë.

Pas një sërë zhvillimesh politike që solli shembja e Teatrit Kombëtar, ku deri më tani janë mbajtur 2 protesta, presidenti Ilir Meta mblodhi sot në një takim forcat politike opozitare.

Mësohet se takimi nisi pak pas orës 09:00 dhe mbaroi në orën 10:10.

Nuk dihet zyrtarisht se çfarë është biseduar mes presidentit dhe liderëve opozitarë, por nisur nga situata, por paraprakisht mednohget të jetë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend./Fjala.al