Protesta/Maliqi- Lleshajt: Pse shkoi RENEA te teatri, kush ishte kriminel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lefter Maliqi, ish- drejtor i burgjeve i ka kthyer përgjigje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Kuvend. Ai e ka cilësuar si kriminale ndërhyrjen e forcave RENEA për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Më habiti se si fliste ministri i Rendit Publik, më kujtonte kur kam qenë shef policie kriminale në Mirditë e ndiqja kriminelët, kur ishin në turmë bënin të fortin e kur i kapje flisnin qetë sikur s’ka ndodhur asgjë. Po a ka më krim të çosh 1 mijë trupa policore dhe çon forcat RENEA,forcat speciale, po ku lejohet more, se kam qenë pedagog dhe kam dhënë taktikë policie, forcat e RENEA-s dërgohen vetëm ndaj terroristëve, pengmarrësve, krimit të organizuar dhe vrasjes, kush ishin kriminelët, Budina, Licaj, Kryemadhi? Ku po e çoni këtë vend, po ju marrin lirinë, pronën, dinjitetin, duhet revoltë e madhe, nuk këta nuk ikin ndryshe, zemërimi duhet të jetë shumë i madh”, tha ai.

Më herët në fjalën e tij ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka kthyer një përgjigje të gjithëve atyre që kanë kritikuar sjelljen e policisë në protestën e artistëve. Duke kërkuar që Teatri të mos politizohet, që sipas Lleshajt një gjë e tillë ka ndodhur, ai komentoi edhe thirrjet e aktivistëve në protestë ‘hiqni kapelet’.

Për këtë, Lleshaj rikthehet pas në vitin në 1997 sipas së cilit ata që e kanë përjetuar këtë kohë e dinë shumë mirë se çfarë ndodh kur nuk ka qoftë edhe një ditë të vetme polici. Ndërkohë, sa i përket akuzave të opozitës se policia nuk ka pasur numra identifikimi në protestë, Lleshaj tha se përgjegjësia e tyre nuk është individuale, por e drejtuesve./b.b/Fjala.al

Të fundit

Befasi te Tirana, mbrojtësi njofton largimin nga kryeqytetasit

Florian Përgjoni i ka dhënë “duart” përfundimisht Tiranës, pasi ka zgjedhur të mos e rinovojë kontratën me klubin. Ky...

Ndërron jetë turistja e huaj te Shkëmbi i Kavajës, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi të plazhit “Shkëmbi i Kavajës, ku një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia ka ndërruar jetë. Mësohet se...

Franca provokon Izraelin, SHBA presion për anulimin e seancës së OKB

Franca dhe Izraeli ndodhet në pikën më të ulët të marrëdhënieve mes tyre. Pika fillestare ka nisur në momentin kur Presidenti Francez Emmanuel Macron...

Murtaja e bagëtive, Ministria e Bujqësisë: Tetë ferma të prekura

Më shumë se 1 mijë krerë bagëti të imta janë asgjësuar përshkak se janë prekur nga murtaja. Ministria e Bujqësisë njofton se prej datës...

A e dini cili është kryeqyteti i kriptomonedhave?

Liverpool ka dalë si kryeqyteti i kriptomonedhave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një studimi që hulumtoi zakonet online të njerëzve në të gjithë vendin,...

Lajme të tjera

Web TV