Ruçi emëron këshilltar Fleckenstein, ish-raportuesi i Shqipërisë në PE

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka emëruar si “këshilltar për integrimin” pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, një emër të njohur të politikës, raportuesin e Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein.

Në dokumentin që mban firmën e kreut të Kuvendit, mund të shihni edhe vendimin e marrë nga Ruçi për këtë emërim të fundit të bërë pranë kabinetit të tij.

Kujtojmë se Fleckenstein ka qenë një zë shumë aktiv në raportimin për Shqipërinë në PE dhe shumë i pranishëm edhe në deklarata të bëra për situatën politike në vendin tonë./b.b/fjala.al